Recensione

Pa fakte, burimet jozyrtare janë thashetheme të kamufluara

на 31. 08. 2016 | | mk
[Recension: “MUKIN” se do as TV SHENJA?!] Në mungesë të atribuimeve të drejtpërdrejta, burimet jozyrtare janë me rëndësi dhe mund të shfrytëzohen në shkrimin e lajmeve. Por jo çdo thashetheme mund të quhet burim jozyrtar. “Jozyrtar” mund të konsiderohet një informacion të cilin e ka siguruar gazetari, por akoma nuk është bërë publik, apo protagonisti akoma nuk është prononcuar publikisht, por e ka konfirmuar në ndonjë mënyrë, për shembull me

Si duket një titull që manipulon?

на 30. 08. 2016 | | mk
Lajm - Veljanovski humbi jeten ne aksident ne Oher
[Recension: “Veljanovski humbi jetën në aksident në Ohër”] Manipulimi me tituj sezacional nuk është gjë e rrallë në gazetari. Kjo bëhet për tërheqjen e vëmendjes dhe si nxitës që lexuesi të hapë lidhjen (linkun) që të dërgon deri te teksti, për të rritur numrin e klikimeve. “Truqe” të këtilla të dykuptimta, në bazë të standardeve, nuk llogariten si një akt profesional. Linku deri te artikulli origjinal: “Veljanovski humbi jetën në

Festa e Shën Marisë nuk është fundjavë e zgjatur!

на 30. 08. 2016 | | mk

[Recension: Ngjitja e Shën Marisë në qiell: Edhe një fundjavë e zgjatur]

Теksti e dezinformon publikun se dita e hënë, 29 gusht, është ditë jopune për shkak se të dielën, një ditë më parë, bie festa e Ngjitjes së Shën Marisë në qiell. Kjo informatë është krejtësisht e gabuar për shkak se festa e Ngjitjes së Shën Marisë në qiell nuk është festë shtetërore, por festë vetëm për pjesëtarët e besimit ortodoks dhe festimi i saj nuk kalohet në ditën e ardhshme të punës. Linku deri te artikulli origjinal: Ngjitja e Shën Marisë në qiell: Edhe një fundjavë e zgjatur (Теksti në ndërkohë është fshirë) Data dhe koha e publikimit: 24.08.2016, 10:40 Data e recensionit: 28.08.2016 Recensuese: Simona

Tifoz apo “ballist”?

на 30. 08. 2016 | | mk

[Recension: FOTO: Tifozi i Shkëndijës, Zaev, i padëshiruar në ndeshjet maqedonase]

Kur politika do të përzihet në sport, kur spini do ta turbullojë situatën reale, kur spekulimet do të mbisundojnë faktet, kur etiketa kombëtare bëhet esencë…. Atëherë e kemi këtë tekst!   Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Tifozi i Shkëndijës, Zaev, i padëshiruar në ndeshjet maqedonase Data dhe koha e publikimit: 27.08.2016  12:32 Data e recensionit: 28.08.2016 Recensues: Vlladimir Mirçeski   “SHKËNDIJA” NUK ËSHTË EKIP I MAQEDONISË!? Me të vërtetë është tepruar me politikë në vend. Kështu, tani, u bë mëkat politik edhe në qoftë se ndonjë funksionar, në këtë rast lideri i opozitës, paraqitet në një ndeshje futbollistike të ekipit të vendit. Problemi, për të cilin u kall makineria mediatike

Titull nën nivel, përmbajtja po ashtu

на 29. 08. 2016 | | mk
[Recension: Ahmeti spastrime në parti, goditen “Mësuesi”, “Qymo” dhe “ministri i përjetshëm”] Titulli gjithnjë duhet të informojë për përmbajtjen e tekstit, mirëpo jo duke qenë jashtë standardeve profesionale. Tituj sikur ky që po e recensojmë, bashkë me tekstin e tij, mund të kenë kategoritë tjera gazetareske – komentet, satirat, kozeritë, mirëpo asnjëherë në atë të lajmeve. Teksti si duket ka pasur qëllimin që me një gur të godasë tre zogj,

Kush frikësohet nga Sorosi…?

на 29. 08. 2016 | | mk

[Recension: Plan i ri për të ikur nga zgjedhjet – LSDM-ja insiston që SOROS-i ta udhëheqë organin ad-hoc për medie]

Shumë informata paushalle, e shumë pak fakte. Shumë spin, e nga ana tjetër mungesë e burimeve të emërtuara. Теkst me shumë mangësi, të cilat është dashur të eliminohen para se të publikohet ai. Linku deri te artikulli origjinal: Plan i ri për të ikur nga zgjedhjet – LSDM-ja insiston që SOROS-i ta udhëheqë organin ad-hoc për medie Data dhe koha e publikimit: 24.08.2016 – 18:35 Data e recensionit: 26.08.2016 Recensues: Vlladimir Mirçeski   KUSH FRIKËSOHET NGA SOROSI…? Përsëri tregim “i rëndë” për LSDM-në, për Sorosin, për lidhjet e tyre të ndërsjella, për interesat, intrigat, etj… Pyetja është se çka përmban kjo

Epidemi e divorcit – me publikun

на 29. 08. 2016 | | mk
[Recension: Pollogun e kaplon “epidemia” e divorceve para martesës, dasmat po dështojnë si Marrëveshja e Ohrit] “Koka e lajmit është gjysma e lajmit”, kështu do të thoshte një profesor, i cili ligjëron në njërin nga fakultetet e gazetarisë në vend. Kjo thënie ka rëndësinë e vet, gjithmonë duke marrë parasysh rrezikun prej keqkuptimeve që mund të lindin nga ajo. Shumë prej mediave online janë bërë eksperimentuesit më të mëdhenj me

Deklaratë e nxjerrë nga konteksti

на 29. 08. 2016 | | mk

 [Recension: MBYLLEN SHKOLLAT “JAHJA KEMAL”: Маqedonia do t’u përgjigjet kërkesave të pushtetit të zgjedhur në mënyrë demokratike në Ankara!]

Теksti që i nënshtrohet kësaj analize, me të madje spekulon për vendimet e qeverisë. Shkrimi është përpiluar pa burim relevant që do t’i konfirmonte informatat e paraqitura. Artikulli, e veçanërisht titulli, pohon diçka që më poshtë në tekst nuk e arsyeton dhe nuk e mbështet me fakte dhe dëshmi, kështu që kjo informatë që i prezantohet publikut “nuk qëndron”. Linku deri te artikulli origjinal: MBYLLEN SHKOLLAT “JAHJA KEMAL”: Маqedonia do t’u përgjigjet kërkesave të pushtetit të zgjedhur në mënyrë demokratike në Ankara! Data dhe koha e publikimit: 25.08.2016 Data e recensionit: 26.08.2016 Recensues: Simona Atanasova SPEKULIM I PAKONFIRMUAR Pas përpjekjes së

Spekulimi pa vlerë shtuar mbetet spekulim

на 26. 08. 2016 | | mk
[Recension: Zaevi në panik përsëri i ftoi “shitësit e mjegullës”“ (foto + video)] Madje edhe sikur e gjithë kjo të jetë e saktë, megjithatë mbetet spekulim i cili me asgjë nuk mund të konfirmohet, nëse e marrim vetëm tekstin që të na shërbejë për këtë. Spekulim është për shkak se nuk ka asnjë burim, asnjë varg logjik indirekt e as të drejtpërdrejtë të elementeve që shkojnë në favor të pohimit. Nuk është e lehtë të bëhet kjo, mirëpo, nuk është as e arsyeshme të përgatitet një përmbajtje mediatike vetëm në bazë të spekulimeve dhe supozimeve. Informata e tillë spekuluese është atraktive dhe tërheq klikime, mirëpo prapa perdes së atraksionit nuk ka përmbajtje dhe argumente që e krijojnë vlerën e shtuar

Çizme gome, lopata dhe kamera!

на 26. 08. 2016 | | mk

[Recension: FOTO: Тrajanovski ditë e natë në terren u ndihmon të dëmtuarve në vërshime]

Теkst-reklamë, i cili pa pikë turpi është plasuar si informatë e rëndësishme për publikun, edhe pse në fakt bëhet fjalë për diçka që është e rëndësishme vetëm për marketingun partiak, e jo edhe për publikun. “Gjithçka mund të jetë lajm, mirëpo jo gjithçka është e rëndësishme për ta pasur vlerën e lajmit. Gazetaria është prcoes në të cilin raportues përdor verifikimin dhe tregimin që ngjarje ta ketë rëndësinë e lajmit”, American press institute.  Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Тrajanovski ditë e natë në terren u ndihmon të dëmtuarve në vërshime  Data dhe koha e publikimit: 14.08.2016,  12:16  Data e recensionit: 16.08.2016 Recensues: Vlladimir Mirçeski  

TEKST