Recensione

Fantazmagori gazetareske në një natë vere

на 12. 07. 2016 | | mk
[Recension: Me teatër të Shekspirit në sheshin Maqedonia do të mbulohet faza e re kundër Gruevskit] Në preambulën e Kodit të gazetarëve janë përfshirë disa parime që e përcaktojnë kornizën e gjerë ku duhet të kryhen detyrat gazetareske dhe të cilat garantojnë profesionalizëm të lartë dhe drejtësi etike. Njëri nga ato parime është: “Roli i gazetarëve është transmetimi i informatave, ideve dhe i mendimeve dhe e drejta për të komentuar. Duke i respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale në transmetimin e informatave, gazetarët duhet të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë.” Këtë parim e theksojmë në fillim të këtij recensioni, për shkak se ai ka lidhje të drejtpërdrejtë me nenin 5 të Kodit të gazetarëve, i cili në fokusin

Tekst i mbjellur shtrembët, e madje dhe plagjiat

на 11. 07. 2016 | | mk

[Recension: Plenumi studentor dezinformon – nuk do të ketë mbledhje të Senatit]

Tekst i mbjellët shtrembët: përveç asaj që është tepër problematik në aspekt përmbajtësor, por edhe është e qartë 100 për qind se është i huazuar, mirëpo kjo nuk është theksuar askund. Domethënë, është plagjiat. Linku deri te artikulli origjinal: Plenumi studentor dezinformon – nuk do të ketë mbledhje të Senatit  Data dhe koha e publikimit: 05.07.2016 21:18  Data e recensionit: 08.07.2016  Recensues: Vlladimir Mirçeski   ЕDHE SPIN PARTIAK, EDHE “PUNIM” PLAGJIATURË Thamë, kemi punë me material me dy probleme kyçe: përmbajtësor dhe të plagjiaturës. Mirëpo,  të fillojmë me radhë… Përsëri kemi rast të shënimit dhe të ndarjes së kualifikimeve. Me këtë rast, gjithsesi, respektohet “parimi i mosargumentimit”. Thuhet se

Lajm i qëlluar i stërkequr me komente

на 11. 07. 2016 | |
[Recension: Ministrat e çrregullt të BDI-së] Një pjesë e portaleve dinë të bëjnë spektakël në shkrim. Këtë aftësi nuk mund t’ua kontestojë askush, madje as gazetarët më profesionistë. Një spektakël i tillë është edhe rasti në fjalë. Redaksia, apo gazetari i cili ka gjetur këtë informacion dhe këtë lajm meriton respekt, pasi syri gazetaresk ka vërejtur diçka që nuk e vërën çdo vizitues i ueb faqes së ministrisë në fjalë.

Ndotje e ekosistemit mediatik

на 8. 07. 2016 | | mk
[Recension: Sashka Cvetkovska, zogu që asnjëherë nuk do të fluturojë!] Përmbajtja mediatike që e recensojmë nuk ka asnjë element nga standardet profesionale të gazetarisë në të cilat mund të ndalemi dhe t’i vlerësojmë. Mirëpo, nga ana tjetër, ka një sërë “shkeljesh” të normave etike të profesionit, të cilat, meritojnë të përmenden. Kjo “dosje” siç quhet në mënyrë pretencioze kjo “krijimtari” është përplot me kualifikime diskriminuese seksiste dhe gjinore që i janë bëërë njërës nga gazetaret tona më të shpërblyera për gazetari hulumtuese, vetëm për shkak të dyshimit të shprehur për vërtetësinë e një informate të publikuar në po të njëjtën medie. Ne këtu nuk do të përcjellim asgjë nga ato kualifikime që të mos e ndotim hapësirën tonë (kush dëshiron

Fundi e prish veprën

на 8. 07. 2016 | | mk

[Recension: ZAEVI I THA HAJNDËLIT SE MUND TË ARRIHET MARRËVESHJE PËR LISTËN ZGJEDHORE DHE PËR MEDIET]

Një tekst gazetaresk duhet të ketë fillim dhe fund, dhe brenda këtyre kornizave të jetë i vërtetë dhe objektiv. Në qoftë se vetëm një segment i artikullit është i pavërtetë ose i paverifikuar deri në fund, dështon i gjithë mundi i gazetarit. I tillë është rasti edhe me këtë tekst. Titulli dhe pothuajse i gjithë teksti është korrekt, mirëpo paragrafi i fundit… Linku deri te artikulli origjinal: ZAEVI I THA HAJNDËLIT SE MUND TË ARRIHET MARRËVESHJE PËR LISTËN ZGJEDHORE DHE PËR MEDIET  Data dhe koha e publikimit: 06.07.2016, 17:56  Data e recensionit: 07.07.2016  Recensues: Vllado Gjorçev Në fakt, titulli është pak i sforcuar. Është

Gazetari e pavlerë

на 8. 07. 2016 | | mk

[Recension: PROTESTË ME QËLLIM TË PROTESTËS: Kërkesave të “laramanëve” brenda natës iu bashkangjit edhe QTQ-ja]

Në këtë përmbajtje mediatike, në mes tjerash, problem më i madh është vërtetësia. Le të fillojmë nga teza e parë që është plasuar: “Në qarqet opozitare flitet se ka ndodhur përçarje serioze ndërmjet “laramanëve” dhe udhëheqësisë së LSDM-së”. Një pohim i këtillë pa e theksuar burimin, me të vërtetë e vë në pikëpyetje vërtetësinë e informatës. Në fakt, i gjithë teksti është bërë pa asnjë burim dhe kjo e shkakton mangësinë tjetër të kësaj përmbajtjeje mediatike – përmbajtësinë. Përmbajtësia nuk mund të arrihet nëse nuk keni diversitet dhe balancim të burimeve të informatave. Linku deri te artikulli origjinal: PROTESTË ME QËLLIM TË PROTESTËS: Kërkesave të

Gazetaria nuk bëhet sipas parimit “si i pari, ashtu edhe i dyti”

на 7. 07. 2016 | | mk

[Recension: ZORAN STAVRESKIT I REFUZOHET ME SHPEJTËSI KËRKESA PËR VIZË EMIGRUESE NË SHBA]

Ky tekst është shembull tipik për publikimin e informatave të paverifikuara dhe jo të sakta. Dëshira për të qenë atraktiv dhe për të pasur lexueshmëri sa më të madhe, ka mbisunduar mbi faktet dhe të vërtetën, që është e palejueshme në gazetarinë profesionale. Lnku deri te artikulli origjinal: ZORAN STAVRESKIT I REFUZOHET ME SHPEJTËSI KËRKESA PËR VIZË EMIGRUESE NË SHBA Data dhe koha e publikimit: 02.07.2016 Data e recensionit: 04.07.2016 Recensues: Vllado Gjorçev “Zoran Stavreski disa herë ka dhënë ‪#dorëheqje nga Ministria për Financa dhe është paraqitur si dëshmitar i mbrojtur gjatë proceseve gjyqësore për skandalet e mëdha të korrupsionit të Nikolla Gruevskit.  Mirëpo, për shkak se

Nuk do t’u besohet: Putini e ka legalizuar vrasjen në Rusi!

на 7. 07. 2016 | | mk
[Recension: Putini solli ligj të ri: Gratë në Rusi lirisht do të mund t’i vrasin përdhunuesit e tyre] Thjesht është e pabesueshme se si dikush që krijon përmbajtje mediatike në platforma nga të cilat informatat mund të arrijnë deri te publiku, gjegjësisht publiku i gjerë, mund të shkruajë tekst i cili në titull në mënyrë kategorike pohon se Putini ka sjellë ligj sipas të cilit gratë në Rusi lirisht mund t’i vrasin dhunuesit e tyre. Si e para, nuk jetojnë në botën e errët të mesjetës kur ka pasur anarki që të mund të mendohet se një ligj i këtillë është i mundur, dhe si e dyta, nuk mundet Putini të sjellë ligj! Ligjet, madje edhe në Rusi, nën udhëheqjen

Nuk do t’u besohet se çka kalon nëpër korridorin e propagandës

на 6. 07. 2016 | | mk
[Recension: Lexheri: Nga marshruta e re do të ketë më tepër refugjatë se sa nga Turqia] Nuk mund të vlerësohet ndryshe përveç se si manipulim kur në gazetari ndonjë pohim nuk mund të mbështetet me dëshmi ose me argumente, ose kur, që është edhe më joprofesionale, tentohet plasohet diçka që nuk është e vërtetë. Në rastin konkret me tekstin që e recensojmë, assesi nuk mund të pranohet shenjë e barazisë ndërmjet deklratave të drejtorit të Fronteksit, Lexheri, dhe kryetarit Ivanov, për shkak se Lexheri fletë për një koridor tjetër (atë nëpërmjet Italisë), ndërsa Ivanovi folte për rrezikun nga refugjatët përsëri nëpërmjet Ballkanit. Ky është ai manipulim që e dallojmë dhe që e shfrytëzon esencën e luajtjes me frikat e qytetarëve.

Lajm i ngarkuar me spekulime dhe të pavërteta

на 6. 07. 2016 | | mk

[Recension: STUDENTËT UA KTHYEN SHPINËN: Gjithë natën kanë dërguar porosi nëpër shtabe, u janë mbledhur narkomanë dhe dilerë!]

Ky është një tekst përplotë me spekulime dhe të pavërteta. Rrallë herë mund të hasen as shumë të pavërteta në një teskt aq të shkurtër. Linku deri te artikulli origjinal: STUDENTËT UA KTHYEN SHPINËN: Gjithë natën kanë dërguar porosi nëpër shtabe, u janë mbledhur narkomanë dhe dilerë! Data dhe koha e publikimit: 01.07.2016 Data e recensionit: 03.07.2016 Recensues: Vllado Gjorçev

TON OFENDUES

“Nga rreth 25.000 studentë të Universitetit Kirili dhe Metodi, vetëm rreth 50 u kyçën në skenarin e dhunshëm të kriminelit të amnistuar, Zoran Zaev. Pjesa më e madhe e tyre ishin mbështetës të kuadrit më të eksponuar të LSDM-së –