Recensione

Gazetari që nuk “mërzitet” për standardet

на 6. 07. 2016 | | mk
[Recension: “Pasuria natyrore e Strugës po shkatërrohet, turistët në ikje ndërsa Sela nuk “mërzitet”?!”] Pretendimet e pabaza janë të dëmshme për profesionalizmin në gazetari. Besueshmëria e informacionit që transmetohet varet shumë nga sasia e fakteve dhe dëshmive që ofrohen. Në mungesë të tyre, teksti shndërrohet në spekulim. Problematike në këtë tekst është mungesa e burimeve relevante dhe qëndrimi i subjekteve që janë të trajtuar në lajm. Linku derit e artikulli

Enrike puth, mirëpo jo në Shkup

на 4. 07. 2016 | | mk

[Recension: KUSH ËSHTË VAJZA TË CILËN E PUTHI ENRIKE IGLESIAS NË KONCERTIN NË SHKUP!]

Kush është vajza të cilën e puthi Enrike Iglesias në koncertin në Shkup? Përgjigja është asnjëra!
Теksti që i nënshtrohet kësaj analize nuk është asgjë tjetër vetëm se spekulim i pastër, që është ndërtuar mbi një deklaratë të vjetër të këngëtarit të popullarizuar dhe një fotografi edhe më të vjetër. Linku deri te artikulli origjinal: KUSH ËSHTË VAJZA TË CILËN E PUTHI ENRIKE IGLESIAS NË KONCERTIN NË SHKUP! Data dhe koha e publikimit: 21.06.2016, 09:52 Data e recensionit: 03.07.2016 Recensues: Simona Atanasova

FOTOGRAFI E VJETËR NGA MEKSIKO SITI

Gruari latin Enrike Iglesias ithtereve të tij tij u tregon kur është në disponim të mirë. Disa prej

Kur njëra palë akuzon, tjetra e gëzon të drejtën e prononcimit

на 4. 07. 2016 | | mk
[Recension: Musa Xhaferi ka marrë nga 5.000 euro ryshfet, përmes shoferit të tij] Kur njëra palë e artikullit gazetaresk, adreson akuza për një palë tjetër, nuk mund që përmbatja të nisë e përfundojë vetëm me atë që akuzon. Në këtë rast, shkelet parimi i raportimit gjithpërfshirës, objektiv dhe të balancuar. Sidomos kur bëhet fjalë për akuza për korrupsion, ryshfet dhe keqpërdorime të ngjashme që prekin interesin publik, kur gazetari ka

Plagjiatura është e lehtë, por jashtë rregullave etike dhe profesionale

на 4. 07. 2016 | |
[Recension: Edhe deputetët e BDI-së dyshojnë te universiteti “Nënë Tereza”] Numri i madh i mediave është i mirëseardhur, kur ata në ambient të konkurrencës së mirëfilltë kultivojnë demokracinë dhe pluralizmin mediatik. Duke informuar saktë, në mënyrë objektive dhe duke e vënë theksin gjithmonë mbi interesin e përgjithshëm, mediat krijojnë besueshmëri te opinioni i gjerë. Mirëpo, mosrespektimi i rregullave profesionale ndikon në humbje të kësaj besueshmërie. Një prej veprimeve të tilla

E prerë, e ngjitur dhe e krijuar për të mbjellë urrejtje

на 4. 07. 2016 | | mk
[Recension: Studentët deri te Plenumi studentor: Nëse ju paguajnë të bojkotoni kundër bojkotit tuja, a edhe për këtë do të bojkotoni!] Të radhiten printscreen-e nga rrjetet sociale dhe ato të shfrytëzohen sipas preferencës personale politike, nuk është gazetari. Dhe është veprim shumë i papërgjegjshëm. Paramendoni: tekst që publikon gjuhë të urrejtjes, e fshehet pas alibisë se transmeton printscreen-e nga rrjetet sociale. Kjo nuk është gazetari. Linku deri te artikulli origjinal: Studentët deri te Plenumi studentor: Nëse ju paguajnë të bojkotoni kundër bojkotit tuja, a edhe për këtë do të bojkotoni! Data dhe koha e publikimit: 30.06.2016, 13:44 Data e recensionit: 01.07.2016 Recensues: Zoran Bojarovski

ÇARSHAF ME PRINTSCREEN-E

Vetëm dy fjali, në dy paragrafe të ndryshme, “e copëtojnë” çarshafin

Statistikat e shpikura nuk e mbulojnë anshmërinë

на 1. 07. 2016 | | mk
[Recension: “Studentët nga Kosova braktisin UT-në, Shtulin dhe Universitetet tjera private nga Maqedonia”] Arsimi është fushë jo shumë e hulumtuar nga mediat në Maqedoni, por, nga ana tjetër, shumë e rëndësishme për shoqërinë. Çështjet që kanë të bëjnë me të e ngjallin interesimin e publikut, andaj, një trajtim objektiv nga media, natyrisht që do ta ndihmonte zhvillimin e tij. Ky tekst që do të analizojmë, nuk e bën këtë gjë,

Pozicion përfaqësues dhe i anshëm

на 1. 07. 2016 | | mk
[Recension: Mogerini nuk di të përgjigjet në pyetjet për sundimin e të drejtës] Përgjigja në pyetjen se a duhet gazetarët, derisa e kryejnë punën profesionale, të përfshihen në aktivizëm ose fushatë politike është е thjeshtë dhe kategorike. Jo! Nga njëra anë, gazetarët janë thellë të angazhuar politikisht, mirëpo, ata gjithmonë duhet të dallohen si gazetarë, e jo si kundërshtarë politikë, partnerë politikë ose përfaqësues politikë të partive të caktuara politike. Më e keqja është kur këtë e bëjnë si mimikri. Kur involvimi i tyre është i qartë, e ata e fshehin atë. Sa do që të duket paradoksale dhe kundërthënëse, ky lloj i involvimit nuk mund të arsyetohet me dofarë interesash nacionale ose patriotike. Për shkak se, posa gazetari ta

Fjalë boshe dhe etiketa

на 30. 06. 2016 | | mk

[Recension: Krijesa e LSDM-së Plenumi studentor bën thirrje për vepër penale pengim të zgjedhjeve]

“Vazhdim i luftës politike me mjete mediatike” – kjo është mënyra më e thjeshtë për ta përshkruar këtë tekst që ka elemente shpifëse, etiketuese dhe padyshim favorizuese.  Linku deri te artikulli origjinal: Krijesa e LSDM-së Plenumi studentor bën thirrje për vepër penale pengim të zgjedhjeve Data dhe koha e publikimit: 28.06.2016 19:45 Data e recensionit: 29.06.2016 Recensues: Vlladimir Mirçeski  

SHUMË EPITETE, HIÇ ARGUMENTE

Gjithçka që në qarqet e larta të pushtetit nuk i pëlqen, patjetër duhet të jetë krijim i LSDM-së ose i Sorosit. Nuk ka gjasa që ndonjë organizatë, tubim, madje edhe shoqëri, që shprehin rezistencë ndaj politikave qeveritare, të jetë iniciativë e pavarur,

Lajmi me vend, komentet pa vend

на 30. 06. 2016 | | mk
[Recension: SKANDAL: BDI ka gënjyer, Shqipëria falemnderon Koce Trajanovskin për autobusin] Teksti që po recensojmë është me interes për publikun. Qasja e gazetarit në këtë lajm po ashtu është në rregull, në aspektin e sigurimit të fakteve relevante dhe dëshimive, të cilat vërtetojnë saktë atë për të cilën ka shkuar autori. Mirëpo, ajo që nuk shkon në tekst janë komentet dhe fjalori jo etik. Një fjalë e urtë popullore thotë

Tekst që ringjall kujtime

на 30. 06. 2016 | | mk

 [Recension: Humbi zhurma e fëmijëve në Pelister]

Informatat dhe lajmet ditore-politike plotësisht e kanë okupuar hapësirën mediatike, kështu që kur do të paraqitet ndonjë tekst i këtillë, ai është një freski e veçantë. Me të vërtetë shumë rrallë publikohen artikuj për objektet që më parë kanë qenë reprezentative që janë lënë të shkatërrohen për shkak të mosinteresimit, pakujdesisë ose papërgjegjësisë institucionale. Linku deri te artikulli origjinal:  Humbi zhurma e fëmijëve në Pelister Data dhe koha e publikimit: 27.6.2016 Data e recensionit: 28.06.2016 Recensues: Vllado Gjorçev

HESHTJA E PUSHIMORES SË FËMIJËVE

Теksti për heshtjen e këtij objekti të lënë në harresë është shumë i qëlluar dhe i ka të gjitha elementet e një produkti gazetaresk të përgatitur në mënyrë profesionale. E