Recensione

Metropol evropian i ndërtuar me propagandë partiake

на 2. 05. 2016 | |
[Recension: Mega investime në Gostivar, qyteti shndërrohet në një metropol europian.] Në vrullin e krizës politike dhe fushatës së hershme joformale parazgjedhore, disa media bëhen pjesë e betejës politike. Një prej ‘taktikave’ është të sulmohet ose të lartësohet ndonjë parti politike ose funksionar, interesat e të cilit janë më të afërta me redaksinë. Kjo disa herë bëhet në mënyrë indirekte ose diskrete, por disa herë as nuk tentohet që të

Demokraci se jo mahi, si në politikë, ashtu edhe në gazetari

на 30. 04. 2016 | | mk
[Recension: Besa kundër Teutës; Zamiri kundër Ermirës; Fatoni kundër Norës,…] Përplot komente të shkruara në tekst që duhej të ishte “lajm” me të gjitha nishanet. Kështu do të përkufizoja këtë përmbajtje që kemi vendosur ta recensojmë. Në të është bërë një lidhje mes personave, ngjarjeve dhe veprimeve të vërteta, por të përmbledhura në formë komenti, me cilësime dhe vlerësime subjektive. Kjo gjë nuk u shkon për shtati artikujve që pretendojnë

Kur përzihen humori, komenti dhe lajmi, alivanoset gazetaria

на 29. 04. 2016 | |
[Recension: LAJM I FUNDIT: Alivanoset njëri ministër i ri i BDI-së – FOTO] Nëse kjo përmbajtje do të kishte qenë e vendosur në ndonjë rubrikë humori ose satire, atëherë nuk do të kishte qenë fare objekt recensioni. Mirëpo, i gjetur në rubrikën e lajmeve, ky tekst përmban elemente që e bëjnë të jetë larg një lajmi profesional dhe larg standardeve gazetareske. Linku deri te artikulli origjinal: LAJM I FUNDIT: Alivanoset

Plagjiaturë amatore!

на 29. 04. 2016 | |
[Recension: Tension, përplasje dhe thyerje të dyerve në MPB] Jo çdo gjë bëhet lajm! Nuk ka logjikë funksionimi i këtij lloji, pra të bërit lajm vetëm duke u bazuar në thashetheme, të cilat parimisht janë e kundërta e lajmit. Artikulli që po recensojmë nuk është bazuar aspak në burime zyrtare, mirëpo është thirrur në burime homologe, të cilat ka vendosur t’i shfrytëzojë duke i kategorizuar si të besueshme. Në fakt

Burime indirekte për ngjarjen “para hundës”

на 29. 04. 2016 | | mk
 

[Recension: U grindën Sorosi dhe LSDM-ja: Fishkëllima kundër Zaevit, LSDM-ja e tërhoqi anëtarësinë nga protestat]

Se mediet me ngjyrim të verdhë e nxisin njëra tjetrën për të krijuar afera, tregon edhe ky tekst. Në vend që të kontaktohen burimet të zakonshme për një informatë që plasohet në “mënyrë dramatike”, për gjoja grindjen ndërmjet Zaevit dhe organizatave joqeveritare, teksti bazohet në një artikull tjetër të ngjashëm, i cili bazohet në, të themi ashtu, përshtypje personale. Fakti që në këtë rast, “burimi”, gjoja, i takon opcionit tjetër politik, gjithsesi, nuk është ndonjë garanci. Gjatë marrjes së këtillë të lajmeve, më me rëndësi është ajo se edhe njëri (burimi i pretenduar) edhe tjetri (transmetuesi), në vend që të kujdesen për vërtetësinë e

Besimi i gazetarit është e vërteta

на 29. 04. 2016 | | mk
[Recension: Lideri maqedonas organizon protesta masovike, sot mbahen në Kumanovë dhe Shtip] Promovimi i interesit publik është mision kyç i gazetarisë. Informimi i drejtë, i saktë dhe objektiv është në favor të interesit publik. Prandaj, gazetari në asnjë moment nuk duhet të tentojë që të manipulojë me opinionin duke i dhënë lajme të pavërteta me qëllim që atë ta dezinformojë. Besimi i gazetarit është e vërteta. Dhe, kësaj duhet t’i

Nëpër sitën e propagandës

на 28. 04. 2016 | | mk
[Recension: Ja cila bandë e importuar qëndron prapa Revolucionit laraman të LSDM-së dhe të Zaevit] Ajo që e dallon këtë tekst nga një veprim profesional, i arsyetuar me argumente për këtë temë është qëllimi i përcaktuar paraprakisht: të ndikohet në mendimin dhe sjelljen e një numri sa më të madh të mundshëm të publikut që të shkaktohet reagim negativ sa i përket proceseve politike. Kur keni qëllim të përcaktuar paraprakisht, gjithë çka duhet të bëhet është që korniza e atij qëllimi të mbushte me përmbajtje që do ta arsyetojë atë qëllim. Mirëpo, ai veprim nuk është veprim gazetaresk. Linku deri te artikulli origjinal: Ja cila bandë e importuar qëndron prapa Revolucionit laraman të LSDM-së dhe të Zaevit Data dhe koha

Kur të duhet deklaratë që të shkon për shtati, thirru në qytetarë “fantazma”

на 28. 04. 2016 | |
[Recension : Mos dalja në protestat e djeshme të komandant QUFA-ës, turpërohen shumë shqiptarë!] Fenomeni i shpikjes së deklaratave ‘fantazma’ apo joekzistuese nuk është se nuk ka shumë vend në mediat e Internetit. Shpeshherë kur një redaksi dëshiron të përcjellë qëndrime, për të cilat gazetaria dikton se nuk guxon të shprehen nga vetë gazetari, menjëherë thirren në ‘ndihmë’ deklaratat dhe qëndrimet anonime apo të tilla që nuk ekzistojnë fare, pasi

Pamflet ngjyrë portokalli i mbështjellë si lajm

на 28. 04. 2016 | | mk

[Recension: A janë të vetëdijshëm nga “Lidhja e luftëtarëve të Maqedonis” se KË dhe ÇKA mbështesin?]

Komentim me ngjyrim i kamufluar si lajm. Përzierje e papranueshme e zhanreve dhe mashtrim i publikut se i ofrohet informatë e pastër, e në fakt plasohet qëndrim që padyshim korrespondon me qëndrimin e një partie të caktuar. A mund ta qëlloni cila! Linku deri te artikulli origjinal: A janë të vetëdijshëm nga “Lidhja e luftëtarëve të Maqedonis” se KË dhe ÇKA mbështesin? Data dhe koha e publikimit: 25.04.2016 08:37 Data e recensionit: 26.04.2016 Recensues: Vlladimir Mirçeski   

TENXHERE TË NGATËRRUARA

Qëllimi i tekstit është i qartë – të dënohet publikisht akti i mbështetjes nga ana e Lidhjes së luftëtarëve për protestat që zgjasin tashmë dy

Porositë pa dëshmi nuk e kanë vendin në gazetari

на 28. 04. 2016 | | mk
[Recension: “Zaevi me porosi BESËS” Ju jeni “ton”t” dhe mos dilni në protesta?!] Artikulli që po e recensojmë vërehet se është tendencioz dhe i krijuar në mënyrë që të diskreditojë një parti politike, në këtë rast Lëvizjen BESA. Gazetari ka të drejtë të thirret në burime anonime, mirëpo në këtë tekst, vërehet se thirrja në burimin anonim është vetëm një pretekst për të akuzuar, ngase i tërë teksti më pas