Recensione

Pse gjithë ky shqetësim kur LSDM-ja është “humbës i sigurt”?!

на 26. 02. 2016 | | mk

[Zaevi nuk dëshiron të caktohet data e zgjedhjeve për shkak se e di se do t’i humbë ato]

Теksti është shkruar me qëllim të vetëm që të nënçmohet lideri i LSDM-së. Në fakt, ky është “ligj” për artikujt që vendosen në mbrojtje të partisë në pushtet, duke mos mbajtur llogari për standardet etike dhe profesionale. Përmbajtjet e këtilla janë të anshme “deri në qiell”, ndërsa për palën e dytë – rregullën e artë të këtij profesioni – sikur edhe nuk kanë dëgjuar fare. Linku deri te artikulli origjinal: Zaevi nuk dëshiron të caktohet data e zgjedhjeve për shkak se e di se do t’i humbë ato Data dhe koha e publikimit: 23.02.2016, 12:31 Data e recensionit: 24.02.2016 Recensues: Vllado Gjorçev

Kujdes: “Lajm-qepë”!

на 26. 02. 2016 | | mk

[Recension: PANIK: Në shitje portokollë të infektuara me gjak HIV pozitiv]

Teksti nuk është i vërtetë, shkakton panik te qytetarët, ndërsa shkaku kryesor për publikimin e tij është mbledhja e sa më shumë klikimeve. Njëkohësisht, bëhet fjalë për “informatë-qepë”, e cila është e vjetër më shumë se një vit, ndërsa në artikull as që bëhet përpjekje për ta demistifikuar gjithë “teorinë e konspiracionit”. Linku deri te artikulli origjinal: PANIK: Në shitje portokollë të infektuara me gjak HIV pozitiv Data dhe koha e publikimit: 14.02. 2016,19:43 Data e recensionit: 18.02.2016 Recensues: Dimitar Tanurov

INFORMATË E VJETËR DHE JO E SAKTË

“Në internet këto ditë u përhap një lajm shqetësues se Shërbimi doganor i Algjerisë ka zbuluar një sasi të madhe të

Faqja e parë me të vërtetë të njëanshme

на 26. 02. 2016 | | mk

[Recension: Јаneva nuk është kompetente për rastet “Magjar telekom” dhe “Verushevski”]

Lajmi që e recensojmë është botuar në faqen e parë. Kjo, gjithsesi, nënkupton përgjegjësi më të madhe sa i përket përmbajtjes së tekstit, për atë që duhet t’i tërheqë konsumatorët sapo të afrohen te kiosku me gazeta. Fotografi e bukur, titull tërheqës, mirëpo edhe lajm i plotë! A i kemi gjithë këto?
Linku deri te artikulli origjinal: Јаneva nuk është kompetente për rastet “Magjar telekom” dhe “Verushevski” Data dhe koha e publikimit: 17.02.2016, 16:43 Data e recensionit: 18.02.206 Recensues: Ljubomir Kostovski

E QËNDRIMI I PALËS SË DYTË?

“…rasti “Magjar telekom”, pastaj për rastin në të cilin ish-drejtori i Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, Zoran Verushevski, u dënuar me tre

Gojëdhëna është e kundërta e lajmit

на 26. 02. 2016 | |
[Recension: Forca të shumta policore zbarkojnë në Llojan, banorët të shqetësuar] Për çdo parregullësi ose problem ka një institucion kompetent drejt të cilit duhet të synojë gazetari për të adresuar informacionet zyrtare. Pavarësisht citimit të burimit, në tekstin që analizojmë, autori përsëri ka dështuar së konfirmuari arsyen e intervenimit të forcave policore në fshatin Llojan. Për të mos mjaftuar me keq, serinë e gafave brenda një lajmi e vazhdon marrja

Lajmet e pasakta e çojnë medien në izolim

на 26. 02. 2016 | | mk
[Recension: “Përçarje në LSDM: Zaev e çoi partinë në izolim”] Ata që ndjekin rregullisht mediat në vend, shumë thjeshtë dinë të bëjnë dallimin mes informacionit objektiv dhe atij të dyshimtë, shpesh pa lexuar përmbajtjen por vetëm duke parë median që e transmeton. Edhe gazetarët e njohin mirë punën e njëri tjetrit dhe njohin tonet tendencioze të kolegëve. Kështu që kur vendosim të transmetojmë një punë tendencioze të kolegëve të medias

Krim i mundshëm i fshehur prapa maqedonizmit

на 25. 02. 2016 | | mk

[Recension: Еdmon Temellko – digë e maqedonizmit në Shqipëri]

Ky tekst paraqet manipulim tipik dhe potencim të patriotizmit, përpjekje që LSDM-ja dhe Katica Janeva të paraqiten si armiq të popullit, si njerëz që i kanë ndjekur patriotët e mëdhenj maqedonas. Linku deri te artikulli origjinal: Еdmon Temellko – digë e maqedonizmit në Shqipëri Data dhe koha e publikimit: 13.02.2016 Data e recensionit: 19.02.2016 Recensuese: Аna Anastasovska

LOJË PARAZGJEDHORE POLITIKE

E para, ajo që është e palogjikshme dhe që paraqet spin është lidhja e Zoran Zaevit me Katica Janevën dhe veprimi i tyre i përbashkët, gjegjësisht përpjekja që prokurоrja speciale të paraqitet sikur punon në diktatin e liderit LSDM-së. Fotografia e këtillë që një kohë të gjatë imponohet nga një pjesë

“Vetëvrasje” gazetareske nga pusia

на 25. 02. 2016 | | mk

[Recension: Vanhaute ia drejtoi revolen shtetit]

Republika e Maqedonisë është vend i çuditshëm. Me gazetari edhe më të çudtishme. E krijuar nga Zoti që të shkruhen recensione për shembuj të joprofesionalizmit që i tejkalojnë të gjitha kufinjtë e të mundshmes. Dhe gjithmonë befason me “arritje” të reja. “Shërbimi për verifikimin e fakteve në media” është projekt serioz, mirëpo ndonjëherë duhet të merret me produkte shumë joserioze gazetareske, për të cilat ekzistojnë kualifikime adekuate. Mirëpo për shkak të seriozitetit dhe përgjegjësisë së këtij projekti dhe implementuesve të tij, megjithatë nuk do t’i përdorim. Për fat të keq. Një shembull i tillë, është edhe teksti që i nënshtrohet këtij recensioni. Para nesh kemi një rast ku një tweet shumë të mprehtë dhe

Titull që askund brenda tekstit nuk vërtetohet

на 25. 02. 2016 | | mk
[Recension: “Ali Ahmeti detyroi Nikolla Gruevskin të bëjë marrëveshje”] Paanshmëri dhe raportim objektiv për ngjarjet me interes të përgjithshëm është leksioni i parë mbi gazetarinë profesionale. Njëanshmëria në tekstet gazetareske është vrastare e profesionalizmit. Linku deri te artikulli origjinal: “Ali Ahmeti detyroi Nikolla Gruevskin të bëjë marrëveshje” Data dhe koha e publikimit: 24.02.2016 Data e recensionit: 25.02.2016 Recensues: Xhenis Sulimani Teksti që po e recensojmë nis me titull që askund

Kodi etik i RTM-së si “letër toaleti”

на 25. 02. 2016 | | mk

[Recension: Takim i katër liderëve]

Ditari televiziv i mbrëmjes në televizionin kombëtar më 21 shkurt e shkeli kodin e vet, Kodin etik të RTM-së. Në kulmin e debatit për reformat e medieve, RTM-ja i përgatiti dhe i promovoi standardet profesionale dhe etike të të punësuarve në shërbimin publik mediatik, pjesa më të madhe e të cilave kanë të bëjnë me gazetarët dhe punën e tyre. Mirëpo, ja nuk kaluan as dy muaj të plotë, dhe u shkelën dy nene të rëndësishme të kodit të tyre. Televizioni e fshehu një fakt. Gjegjësisht, informoi në mënyrë të pasaktë se më 21 shkurt në takimin e liderëve kanë qenë të pranishëm të gjithë katër kryetarët e partive më të mëdha politike në vend.

Teksti – krah i njëanshmërisë

на 25. 02. 2016 | |
[Recension: Kryetari i zgjedhur i FR të “Besës” – krahu i Zejdit?!] Teksti që po recensohet është tejet tendencioz dhe shkel me dy këmbë rregullat bazë të gazetarisë. Është tentuar që nga një lajm i rëndomtë i zgjedhjes së kryetarit të forumit rinor të një partie, të krijohet përshtypje përçarjeje, pa bazë konkrete. Autori raporton për “përçarje”, por nuk sjell informacione ose fakte për përçarje të tillë, përveç pohimit (të