Recensione

Spekulimet pa fakte janë gazetari e papërgatitur

на 5. 09. 2016 | | mk
[Recension: A po përgatitet Muhamed Zeqiri për të kandiduar për deputet?] Para se të bëhet një lajm, gazetari duhet të përgatisë veten për atë që do të vendosë në artikullin e tij. Mbledhja e informacioneve, qëndrimeve dhe burimeve relevante, nënkupton përgatitje për të informuar opinionin. Megjithatë, nuk është për t’u habitur nga fakti se prodhohen edhe lajme pa këto elemente, ku mund edhe të jepen edhe konkluzione duke mos pasur

Mobilizim militant mediatik

на 5. 09. 2016 | | mk
[Recension: Brigada e 113-të të cilën e mbështet Zaevi, filloi me mobilizim në Kosovë] Para nesh kemi një shembull tipik për kornizim manipulativ, gjegjësisht vendosje të një përmbajtjeje mediatik në kontekst, me çka ajo fiton një domethënie krejtësisht tjetër nga kuptimi i saj autentik. Në këtë rast, përmbajtja është një informatë krejtësisht e parëndësishme, memorabilie për aktivitetet e UÇK-së në Kosovë në vitin 1999, ndërsa korniza janë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë. Domethënë, ditën kur filloi numërimi i 100 ditëve deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, media ka zgjedhur të kornizojë një informatë se cila është përcaktuar esencialisht në titull “Brigada e 113-të të cilën e mbështet Zaevi, filloi me mobilizim në Kosovë” që të shkaktojë shqetësim,

Fishekë mediatikë pa barut për Makpetrol-in

на 5. 09. 2016 | | mk
[Recension: “Makpetrol”-i punon nën ekstazi! Josifovski paralajmëron dividendë] Po, ka plotësisht të drejtë lexuesi i Shërbimit për verifikimin e fakteve në medie kur na e propozon këtë përmbajtje mediatike për recension. Ia lejojmë vetes, që në fillim të kësaj analize, që të shkruajmë se ky tekst është shembull klasik për rekomandimet e llojit “Si ta prishësh një ide të mirë gazetareske në 4 hapa”. Me të vërtetë, tema që e përpunon kjo përmbajtje gazetareske është aktuale, kontraverze, e mbështjellë me mister… Domethënë i ka të gjitha atributet për të qenë informatë e vlefshme mediatike nga e cila bëhet një storje e mirë gazetareske. Mirëpo, në vend të kësaj, në këtë rast është zgjedhë një mënyrë krejtësisht joadekuate, joprofesionale. Linku deri

Në vend të lajmit, koment fund e krye

на 5. 09. 2016 | | mk
[Recension: “Ju nga BDI-ja që e kritikoni Muhamed Zekirin a mos rastësisht jeni në koalicion me Shaban Polluzhen?!”]  Nuk janë të pakta rastet kur në lajmet e portaleve të Maqedonisë mund të vërehen doza të caktuara komentimi. Ato ndërfuten, kamuflohen brenda lajmit, pa sqaruar fare se bëhet fjalë për koment brenda një përmbajtjeje informative. Por, ka rasta edhe kur mund të huqet i gjithë lajmi dhe të shndërrohet në koment. Linku për te artikulli origjinal: Ju nga BDI-ja që e kritikoni Muhamed Zekirin a mos rastësisht jeni në koalicion me Shaban Polluzhen?! Data dhe koha e publikimit: 02.09.2016 Data e recensionit: 04.09.2016 Recensues: Agron Vrangalla Të thuhet se ka shumë komente brenda këtij lajmi, nuk është vlerësimi më real që

Joobjektivitet i “i betonuar” në titull

на 2. 09. 2016 | | mk

[Recension: A është duke u bërë PSP-ja pjesë e Sorosit dhe LSDM-së?]

A ka dështuar përpjekja për informim të balancuar për shkak të titullit sugjestiv, jokorrekt dhe me ngjyrim politik? Për artikullin që i nënshtrohet këtij recensioni, përgjigja është – po! Ky artikull bazohet në spekulime, gjegjësisht në informata të pakonfirmuara, që, për fat të keq, nuk është praktikë e pazakonshme në gazetari. Nëse hiqet titulli nga e gjithë analiza e objektivitetit dhe respektimit të standardeve të gazetarisë, mund të thuhet se në këtë artikull është bërë përpjekje që të transmetohen të gjitha njohuritë në lidhje me temën, të potencohen dilemat që ekzistojnë dhe të respektohet edhe vazhdimësia në trajtimin e temës – punësimet në PSP. Është legjitimi që gazetarët

Mbështetja vetëm në një burim mjafton vetëm për melodramë

на 2. 09. 2016 | | mk

[Recension: Matej ka nevojë për ndihmën tonë, duhet të shërohet në Slloveni]

Gjithmonë është e vështirë të flitet ose të shkruhet për fatkeqësitë e huaja, veçanërisht kur kanë të bëjnë me shëndetin e fëmijëve. Storje të tilla ka gjithnjë e më shumë edhe në mediet e tjera dhe ato, kryesisht, janë të shoqëruara me fotografi të njerëzve të cilët, zakonisht, kanë nevojë për ndihmë të shtrenjtë mjekësore. Edhe storja që e observojmë këtu është e tillë, dhe në shikim të parë aspak nuk ndryshon nga ato që janë të ngjashme me të, të cilat, siç theksuam, janë gjithnjë e më shumë në numër. Megjithatë, a nuk është ky fakt arsye që në takimet e redaksive diksuh të mendojë se ndoshta

Tekst i cili nga ndeshja sportive bën skandal politik

на 1. 09. 2016 | | mk

[Recension: ZAEVI U BASHKUA ME “BALLISTËT”: Lideri i LSDM-së bënte tifo për Shkëndinë në prani të flamujve të UÇK-së (FOTO)]

Теksti që i nënshtrohet këtij recensioni ka për qëllim që në mënyrë të pabazë dhe pa fakte ta paraqesë liderin e opozitës Zoran Zaev si tradhëtar të popullit maqedonas, për shkak se ka qenë prezent në ndeshjen ndërmjet klubeve futbollistike të “Shkëndijës” dhe “Gentit”. Zaevi është “fajtor” për shkak se ka qenë i ulur disa metra më larg vendit ku janë “valuar flamujt e UÇK-së dhe shallet me hartën e Shqipërisë së Madhe”, dhe, sipas tekstit, kjo do të thotë se lideri i opozitës e mbështet idenë për Shqipëri të Madhe. Edhe pse në këtë ndeshje morën pjesë edhe politikanë

Voajerizëm gazetaresk

на 1. 09. 2016 | | mk
[Recension: FOTO: Ceca do të bëhet nuse maqedonase?] E shqyrtojmë një përmbajtje mediatike me datë pak më të vjetër, mirëpo për shkak se vjen si propozim i një lexuesi të Shërbimit për verifikimin е fakteve në media dhe për shkak se përfshin çështje të rëndësishme, koha e publikimit të kësaj storjeje është me rëndësi minore në raport me lëshimet serioze që janë bërë në të në aspekt profesional dhe etik. Njëra nga sugjerimet e pëgjithshme të të gjitha rregullave, librave, doracakëve, kodeve…, kur bëhet fjalë për raportimin për jetën e personave të famshëm, të popullarizuar është se edhe kjo gazetari duhet t’i respektojë parimet themelore dhe standardet për vërtetësi, vlerë gazetareske dhe paanshmëri. Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Ceca

Muhabet pazari që as kantari se mat!

на 31. 08. 2016 | | mk

[Recension: АNTONIO KA BLERË VIAGRA NË BARNATORE?!]

Artikull ultra-i ulët që as për së largu nuk i plotëson kushtet që të kualifikohet si tekst që meriton çfarëdo qoftë vëmendje të publikut. Mirëpo, ja, është publikuar sikur bëhet fjalë për produkt legjitim mediatik, e jo për shkaravinë të thjeshtë përplot me ofendime.   Linku deri te artikulli origjinal: АNTONIO KA BLERË VIAGRA NË BARNATORE?! Data dhe koha e publikimit: 25.08.2016 Data e recensionit: 30.08.2016 Recensues: Vlladimir Mirçeski JETA PERSONALE, VIAGRA, BREKËT… SHTATË MËKATET E MËDHA NDAJ KODIT TË GAZETARËVE “Е po them, çka ka lidhje, njëriu është në moshë, edhe nuk është ndonjë i bukur, Noneja i iku, tani ka një portal të vogël proqeveritar, “Vistina”, dhe si mendon, mendjen te seksi

Si ka guxuar Ivanovi ta kritikojë qeverinë?!

на 31. 08. 2016 | | mk

[Recension: Ivanovi me çdo kusht kërkon shkak për t’u futur në konflikt me qeverinë, nën impresionin e kritikave të LSDM-së se nuk është i pavarur]

Теksti që i nënshtrohet këtij recensionit është komentues dhe do të mund të gjendej në rubrikën për komente, e jo në rubrikën e lajmeve. Ai është i motivuar politikisht dhe ka për qëllim ta diskreditojë kryetarin Gjorgje Ivanov, vetëm për shkak se në fjalimin e tij me rastin e Ditës së Armatës, u ka bërë kritika institucioneve shtetërore për atë se si janë ballafaquar me problemet në zonat e vërshuara në rrethinën e Shkupit. Linku deri te artikulli origjinal: Ivanovi me çdo kusht kërkon shkak për t’u futur në konflikt me qeverinë, nën impresionin e