Recensione

Nxitja nuk është punë e gazetarit!

на 9. 09. 2016 | |
Lajm - Cifti serb - shqiptaret deshen te na djegin ne Oher 1
Recension: “Çifti i serb: Shqiptarët deshën të na djegin në Ohër (Foto)” Gazetari nuk duhet të promovojë ose nxisë paragjykimet ndaj ndonjë grupi të njerëzve. Përkundrazi, ai duhet të përpiqet që t’i mënjanojë ato. Natyrisht që, nëse një ndodhi është e vërtetë, kësaj nuk mund t’i iket, por duhet të bësh ç’mos që ta verifikosh atë. Linku deri te artikulli origjinal: “Çifti i serb: Shqiptarët deshën të na djegin në

Mbjellje e frikës në mesin e qytetarëve

на 9. 09. 2016 | | mk

[Recension: KUJDES: Një çift i rrezikshëm ndjek fëmijë të vegjël nëpër Shkup me qëllim që t’i kidnapojë]

Teksti që e recensojmë përhap panik në mesin e qytetarëve për shkak se publikon informata të pakonfirmuara në lidhje me tentimet për kidnapim të fëmijëve në disa lagje të Shkupit. Ai bazohet në një status në “Facebook”, i cili edhe pse ishte publikuar në fund të tekstin, në ndërkohë është larguar. Një artikull me një pohim të këtillë serioz për sigurinë e fëmijëve, që e prek çdo prind, nuk mund të bazohet vetëm në një status në Facebook, por gjatë përgatitjes së tij është dashur të verifikohet se a ka pasur denoncim në MPB ose, të sigurohet deklaratë nga ndonjë prind i tanguar,

Patriotmatës me njësi matëse për patriotizëm

на 8. 09. 2016 | | mk

[Recension: “RESPECT KOSOVA!!!”: Në këto zgjedhje LSDM-ja do të paraqitet si grup tifozësh]

Futuni në rolin e përgjegjësit në ndonjë medie dhe paramendojeni një situatë në të cilën ndonjë person i njohur, me identitet etnik maqedonas, qytetar i Bullgarisë fqinje, do ta valonte flamurin maqedonas dhe do ta publikonte një tekst në ndonjë rrjet social me të cilin bën thirrje tifozerie për ndonjë reprezentacion sportiv të Maqedonisë. Mediet tonat këtë menjëherë do ta lavdëronin, ndërsa ato bullgare do ta dënonin. Skema të njohura. Tashmë të para. Mirëpo, kjo është vetëm njëra nga variantet e shumta të këtij tregimi. Njoh shumë miq dhe të njohur të tjerë që i mbështesin reprezentacionet sportive të Italisë, Spanjës, Anglisë, Gjermanisë… Madje kam parë edhe

Shembull për lajkatim ndaj “kryeministrit” që rreshton!

на 7. 09. 2016 | | mk

[Recension: LIDER SHEMBULL, ÇKA PREMTON REALIZON: Gruevski në takim me ministra dhe kryetarë të komunave për premtimet e dhëna dhe realizimin e tyre]

Artikull lajkatar… Маterial në të cilin lartësohet lidershipi i shefit të partisë në pushtet. Теkst, i cili ngjashëm sikurse dhe protagonisti i tij kryesor, e ka humbur kompasin për atë se çka është shteti, e çka partia dhe nuk e vëren se patjetër duhet të ketë ndarje ndërmjet tyre.   Linku deri te artikulli origjinal: LIDER SHEMBULL, ÇKA PREMTON REALIZON: Gruevski në takim me ministra dhe kryetarë të komunave për premtimet e dhëna dhe realizimin e tyre Data dhe koha e publikimit: 01.09.2016 Data e recensionit: 03.09.2016 Recensues: Vlladimir Mirçeski   ТЕKST ME KOMPAS TË HUMBUR PËR ATË SE

Një lajm i pambaruar profesionalisht

на 7. 09. 2016 | | mk
[Recension: ‘Turp për Molla Sulën dhe Izet Mexhitin, Xhamia s’duket askund’] Lajmi, i cili nuk adresohet në vendin e duhur, nuk meriton të quhet i tillë. Kjo, nga që autoritetet apo subjektet, veprimet e të cilëve shtjellohen në tekst, duhet të jenë të informuar për motivin e gazetarit dhe artikullin e tij. Gjithmonë temës duhet t’i qasemi në mënyrë objektive, me qëllim që opinioni të informohet mirë dhe në mënyrë

Tekst skandaloz me spekulime të paverifikuara

на 7. 09. 2016 | | mk
 

[Recension: “Zhurnal”: Janeva edhe më tutje i fsheh njerëzit nga LSDM-ja që janë përgjegjës për PR e saj]

Теksti që e recensojmë fillon si koment dhe në pjesën më të madhe është pikërisht i tillë. “Skandaloze është që njerëzit që janë përgjegjës për marrëdhëniet me publikun, që janë në kontakt me materiale të ndjeshme, të fshehen nga mediet dhe publiku”. Me këtë, që nga fjalia hyrëse shkilen rregullat për raportim etik në medie. Megjithatë, ku qëndron skandali mbetet e paqartë deri në fund. A është skandal ajo që thuhet se Prokuroria speciale publike “fsheh” diçka apo skandaloze është ajo se teksti është spekulim i paverifikuar, duke mos tentuar të pyetet pala e interesuar. Linku deri te artikulli origjinal: “Zhurnal”:

Gazetaria duhet t’u ikë shpifjeve

на 7. 09. 2016 | | mk
[Recension: “Ekskluzive: Zaev jep dorëheqje si kryetar i LSDM-së”] Kështu duket një artikull, në të cilin pretendohet për ekskluzivitet, por nuk ka as lajm. Ose, më mirë të themi, është nxjerrë diçka nga hiç-gjëja, është tollovitur sikur të ishte zbuluar diçka e madhe, e në fund është sqaruar se realisht bëhet fjalë për procedurë protokollare. Nuk është e habitshme që informacionet e këtilla përgënjeshtrohen në fund të ditës. Linku deri

Shfrytëzim i deklaratës për manipulim politik

на 6. 09. 2016 | | mk

[Recension: Deklaratë e Vlladimir Putinit për gjendjen aktuale politike në Maqedoni]

Publikoni një deklaratë të shkurtër të Vlladimir Putinit, duke paralajmëruar se është qëndrim i kryetarit të Federatës Ruse për gjendjen аktuale në Maqedoni. Në fakt, plasoni një paraqitje të vjetër të Putinit nga viti i kaluar. Manipulim i pastër dhe spinim.   Linku deri te artikulli origjinal: Deklaratë e Vlladimir Putinit për gjendjen aktuale politike në Maqedoni  Data dhe koha e publikimit: 04.09.2016  14:10  Data e recensionit: 04.09.2016  Recensues: Vlladimir Mirçeski   PËR SITUATËN AKTUALE, MIRËPO VITIN E KALUAR!!!! Vërtetësia këtu është me karakter të vjetëruar. Po, Putini ka dhënë deklaratë për gjendjen në Maqedoni, mirëpo, kjo ka ndodhur në maj të vitit të kaluar. Prandaj, shtrohet pyetja se pse plasohet

Zbulohen në mënyrë magjike rrogat e PSP-së

на 6. 09. 2016 | | mk

[Recension: FOTO: Shihni se sa rroga marrin prokurorët e PSP-së]

Ashtu siç rritet frekuenca e personave që ftohen për t’u marrë në pyetje ose si dëshmitarë në Prokurorinë speciale publike, ashtu edhe është duke u forcua edhe fushata negative e disa medieve ndaj këtij institucioni. Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Shihni se sa rroga marrin prokurorët e PSP-së Data dhe koha e publikimit: 28.08.2016, 19:43 Data e recensionit: 04.09.2016 Recensues: Simona Atanasova NUK KA SQARIM PSE JANË RROGAT TË TILLA Me këtë artikull bëhet përpjekje të diskreditohet puna e PSP-së. Tekstet e këtilla me gjithë forcën përpiqen të tregojnë se prokurorët nga kjo prokurori nuk i meritojnë paratë që i fitojnë. E rrogat që i marrin prokurorët publikë nga

Kur në mungesë të fakteve manipulohet me fotografi

на 6. 09. 2016 | |
Gazetari në kërkim të lajmit apo verifikimit të tij nuk duhet kursejë fakte, qoftë edhe fotografi. Mirëpo, është jashtë çdo standardi profesional që fotografitë të shërbehen për t’u komentuar, me qëllim – çorientimin e opinionit publik. Gazetari nuk komenton, por i përcjell faktet për të transmetuar në opinion një lajm me interes publik. Linku deri te artikulli origjinal: “Lëvizja Besa me Mukin në LSDM!? (FOTO)” Data dhe koha e publikimit: