Recensione

Strategji për shkatërrimin e gazetarisë me propagandë partiake

на 9. 02. 2017 | |
[Recension: A e zbardhi Afrim Gashi strategjinë mes LSDM-së dhe BESËS për të shkatërruar shqiptarët?] Raportimi dhe bindjet personale janë dy çështje, të cilat gazetari profesionist nuk guxon asnjëherë t’i ngatërrojë. Nëse një gazetar profesionist dëshiron të jep një qëndrim personal në lidhje me një zhvillim, atë mund ta bëjë përmes opinioneve të shkruara dhe të publikuara në shtyp ditor qoftë edhe në platformat online. Lajmi dhe mendimi personal nuk

Apasionimi politik është kancer për gazetarinë

на 9. 02. 2017 | | mk
[Recension: LSDM-ja i filloi bisedimet me BDI-në – bisedojnë vetëm me të vetët!] Теksti që i nënshtrohet këtij recensioni, do të ishte krejtësisht në rregull në qoftë se do ta lexonim në kategorinë “Mendime”. Atëherë do të ishin të pranishme të gjitha komentet dhe vlerësimet. Madje edhe kualifikimet dhe dënimet e qëndrimeve dhe të veprimeve të njerëzve që përmenden në tekst do të pranoheshin si vlerësime personale, edhe pse këto është e pahijshme në komunikimin publik. Veçanërisht në këtë paragraf: “Kjo është sikur LSDM-ja të negociojë me vetëveten, e njëkohësisht këta njerëz bëjnë pjesë në grupin më të korruptuar të BDI-së”. Neni 11 i Kodit të gazetarëve rekomandon në mënyrë të qartë: Gazetari do t’u përmbahet standardeve të pranuara shoqërore

Janeva në qendër të kritikave për shkak të marrjes në pyetje të Jankullovskës

на 9. 02. 2017 | | mk

[Recension: Janeva i realizon urdhërat – filloi t’i thirrë funksionarët dhe anëtarët e VMRO-DPMNE-së]

Spin për fillim, favorizim në vazhdim dhe përmbyllje e tekstit me njëanshmëri të qartë. Artikulli përdor komente të vetat, si dhe komente nga medie të tjera që ta paraqesë Prokurorinë speciale publike si institucin të njaënshëm politik. Pikërisht akuzat e këtilla përputhen me kritikat që i bën VMRO-DPMNE-ja në adresë të PSP-së. Linku deri te artikulli origjinal: Јaneva i realizon urdhërat – filloi t’i thirrë funksionarët dhe anëtarët e VMRO-DPMNE-së Data dhe koha e publikimit: 06.02. 2017 , 12:51 Data e recensionit: 07.02.2017 Recensues: Аleksandar Peshev

KONSTRUKSION SPINUES

Artikulli fillon në mënyrë komentuese, ndërsa lajmi prezantohet në fjalinë e tij të tretë: “Ish-ministresha për punë të

Në vend të fakteve për joshjet, joshje pa fakte për klikime

на 9. 02. 2017 | | mk
[Recension: “Nisën joshjet e Zaevit për shqiptarët”]  Nëse dëshironi të kuptoni, pa një pa dy, se a është një lajm i saktë apo bëhet fjalë për një shpifje, vëreni nëse janë përmendur shprehje të tipit “nuk dihet nëse…”, “mendohet se…”, “siç përflitet në…” e të ngjashme. Atëherë, ka shumë gjasa se nuk keni çfarë të lexoni më tej. Bëhet fjalë për spin ose tentim për manipulim, është e sigurt. Linku

Kur “realiteti” për gazetarin fillon dhe mbaron në Facebook

на 8. 02. 2017 | |
[Recension: “Kush e çoi në histori Gruevskin/ Edhe simpatizuesit e BESËS e bëjnë rezil Zekën në Facebook”] Facebook-u nuk është gjithmonë burim relevant informacioni. Komentet e njërëzve të zakonshëm në këtë rrjet, aq më pak. Kur gazetari është i interesuar për të ditur opinionin e njerëzve për një ngjarje ditore, ai bën anketë, mbase vetëm me kalimtarë të rastit. Linku deri te artikulli origjinal: “Kush e çoi në histori Gruevskin/

“Faktet alternative” nuk ndihmojnë

на 8. 02. 2017 | | mk

[Recension: Sorosi u ka paguar miliona organizatave joqeveritare në Maqedoni para zgjedhjeve]

Më e rëndësishme për një raport gazetaresk nga një ngjarje është që të ketë diçka të re. Të theksojë se organizatorët e ngjarjes i kanë komunikuar publikut diçka që është e re. Diçka që nuk ka qenë e njohur deri atëherë. Ose, së paku të zbulojë ndonjë kontekst të ri të fakteve të njohura që ato të fitojnë vlerë të re. Ky është rregulli kryesor nga i cili del edhe obligimi i gazetarëve. Kur e lexoni këtë përmbajtje me vëmendje, do të ballafaqoheni me faktin se rregullat që e bëjnë një informatë të vlefshme për të qenë lajm, për të qenë diçka e re, aspak nuk janë respektuar.

“Sekretet” e Ali Ahmetit duhet zbuluar me fakte, e jo me ironi

на 8. 02. 2017 | | mk
[Recension: Çfarë “sekreti” ka Ali Ahmeti që nuk lëvizë nga vendi kur përmend Bilall Kasamin!] Ja një lajm, sa për t’i thënë. Kështu mund të përmblidhet me pak fjalë teksti që po e recensojmë. Për fatin e keq të lexuesve, artikulli nuk përmban asgjë të rëndësishme. Kushdo qoftë që ka menduar se më këtë pak tekst informon lexuesit, ia ka huqur, ngaqë ky tekst, thjeshtë, nxit reagime dhe frustrime. Në

Sorosi fajtor edhe për mbylljen e “Jugohromit”!

на 7. 02. 2017 | | mk

[Recension: Маqedonas dhe shqiptarë mbetën pa punë, ndërsa Tetova është përsëri qyteti më i ndotur]

Теksti që e recensojmë ka qasje selektive ndaj problemit me ndotjen, dhe për shembull është marrë qyteti i Tetovës, mirëpo me këtë rast nuk merret parasysh fakti se, për shembull, edhe banorët e qyteteve të tjera, si ata të Shkupit, gjatë vitit të kaluar kanë thithur ajër të ndotur me koncentrime të larta të grimcave PM10, ndërmjet 145 dhe 177 ditë. E ngjashme është gjendja edhe me qytetet e tjera, mirëpo në tekst prej kryetarëve të tyre nuk kërkohet përgjegjësi, siç është bërë me kryetaren e Tetovës, Teuta Arifi. Linku deri te artikulli origjinal: Маqedonas dhe shqiptarë mbetën pa punë, ndërsa Tetova është përsëri qyteti

Konstatimet pa burime janë vetëvrasje profesionale në gazetari!

на 7. 02. 2017 | |
[Recension: BDI shpëton nga vetëvrasja politike , ja kush ishte kundër kush ishte pro koalicionit me VMRO-në] Kur gazetarët mundohen të japin konstatime duke mos pasur burime relevante në tekst, kjo nënkupton se ka bazë për të shikuar lajmin me shumë rezervë, e ndoshta edhe për shpifje. Nëse qëllimi i tekstit ka qenë të informojë duke shfrytëzuar burime të brendshme është në rregull të përmenden emra, por përderisa nuk kërkohet

“Fake news”? Po si, urdhëroni!

на 7. 02. 2017 | | mk
[Recension: “Lajmi i fundit: Gruevski pranon Platformën shqiptare”]  Trendi më i fundit që diskutohet me të madhe në mesin e shkencëtarëve që merren me studimin e mediave është ai i “fake news”, apo i lajmeve të rreme. Arsyeja për këtë është se me masivizimin e mediave të reja (jo vetëm të prodhimit, por edhe të konsumimit të tyre) dhe luftës për shikueshmëri, është rritur edhe numri i lajmeve të rreme