Recensione

Tekst i huazuar me titull të gabuar dhe vullgar

на 14. 11. 2016 | | mk

[Recension: Arsençoja është gënjeshtar i madh dhe hajdut pa karakter: Asgjë nga paralajmërimi për pishinë të mbyllur në Kriva Pallankë]

Është bërë një tentim i denjë për të raportuar për një temë që ka të bëjë me qytetin (edhe pse, në fakt, bëhet fjalë për теkst të huazuar nga një medie tjetër), mirëpo titulli e diskrediton tentimin e këtillë me shprehje të kontribuojnë për diskreditim personal, duke e përforcuar dyshimin për anshmëri politike. Linku deri te artikulli origjinal: Arsençoja është gënjeshtar i madh dhe hajdut pa karakter: Asgjë nga paralajmërimi për pishinë të mbyllur në Kriva Pallankë Data dhe koha e publikimit: 10.11.2016 Data e recensionit: 10.11.2016 Recensues: Аleksandar Peshev Përdorimi i termeve si “gënjeshtar” zakonisht evitohet në shkrimet profesionale

Anketë e botuar pa të gjitha elementet e duhura

на 11. 11. 2016 | | mk
[Recension: “Anketë e re: BDI 9, BESA 7, PDSH 4 për qind”] Supozohet se anketat duhet të nxjerrin numra dhe statistika, të cilat i sigurojnë më shumë besueshmëri artikullit. Lexuesi e ka më lehtë të bëjë vlerësim, kur shikon dallimin apo çështjen e përkthyer në numra. Pikërisht për këtë, manipulimi me ato numra është më i lehtë. Sidomos para zgjedhjeve. Anketat janë shumë të shpeshta në këtë periudhë,  por gjatë

Titulli zbukuron, titulli shëmton!

на 11. 11. 2016 | | mk
[Recension: Duke iu falënderuar kaosit që e bëri LSDM-ja, për Maqedoninë rekomandim i kushtëzuar] Çfarë veprimi i pakuptimtë: të formuloni një titull që aspak nuk është rezultat i përmbajtjes së raportit gazetaresk, e cila është relativisht korrekte!? Për këtë – “relativisht”, do të flasim pak më poshtë në recension, e para kësaj edhe pak për qëllimin e panevojshëm dhe të paargumentuar në titull. Një titull i ngjitur në këtë mënyrë, pasi që nuk ka asgjë të përbashkët me informatat e raportit, në fakt, është koment. Qëndrim i anshëm politik që është në kundërshtim me standardet e punës profesionale dhe etike që janë rekomanduar në Kodin e gazetarëve, më saktë në nenin : Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe

Fotografia nga “Facebook”-u keqpërdoret për njollosje

на 11. 11. 2016 | | mk

[Recension: Në vend se në terren, Nikollovski i LSDM-së zhvillon fushatë nëpër kafene (FOTO)]

Tekst tendencioz dhe komentues që ka për qëllim ta diskreditojë zëvendës-ministrin për bujqësi nga radhët e LSDM-së, Ljupço Nikollovski, që publiku të krijojë qëndrim negativ ndaj tij. Ky është një nga artikujt që publikohen në mediet që e mbështesin partinë në pushtet, në të cilat realiohet fushatë negative për listat me kandidatët për deputetë të LSDM-së (të propozuara në kongresin partiak që u mbajt më 6 nëntor të vitit 2016), veçanërisht për bartësit e listave. Linku deri te artikulli origjinal: Në vend se në terren, Nikollovski i LSDM-së zhvillon fushatë nëpër kafene (FOTO) Data dhe koha e publikimit: 06.11.2016, 22:44 Data e recensionit: 10.11.2016 Recensues: Simona

Me çdo kusht të njolloset peshkopi

на 10. 11. 2016 | | mk

[Recension: Pimeni – peshkopi i gëzuar me karrierë të ardhshme te “Yjet e Pinkut”]

Kemi përpjekje të qartë për diskreditim personal nëpërmjet interpretimit të lirë të një statusi në rrjetin social “Facebook”. Vetë arsyeshmëria për një tekst të këtillë vihet në pikëpyetje kur parashtrohet pyetja rreth relevancës së tij dhe përmbushjes së interesit publik. Linku deri te artikulli origjinal: Pimeni – peshkopi i gëzuar me karrierë të ardhshme te “Yjet e Pinkut” Data dhe koha e publikimit: 7.11.2016, 15:53 Data e recensionit: 08.11.2016 Recensues: Аleksandar Peshev

KONSTRUKSION SPINUES

Titulli është tendencioz dhe lexuesve u paralajmëëron tekst për njollosjen e peshkopi Pimen, që në fakt, bëhet që në hyrje të tekstit ku spinohet e vërteta: “Peshkopi, paraqitjet e të cilit me

Trillo një deklaratë dhe bën lajm!

на 10. 11. 2016 | | mk

[Recension: Sugarevski Zaevit: Na tradhëtuat dhe na latë të pashpresë!]

Теksti që i nënshtrohet këtij recensioni është i njëanshëm dhe i pabazë për shkak se nuk ka asnjë burim dhe asnjë dëshmi që do ta mbështeste atë që është shkruar. Në këtë artikull kemi një deklaratë të pakonfirmuar, e cila ka për qëllim t’i spinojë gjërat dhe t’i bindë lexuesit se në LSDM ka pasur përçarje dhe zënka për shkak të listave për deputetë. Linku deri te artikulli origjinalSugarevski Zaevit: Na tradhëtuat dhe na latë të pashpresë! Data dhe koha e publikimit: 06.11.2016 Data e recensionit: 10.11.2016 Recensues: Аna Anastasovska

DEKLARATË E PRETENDUAR

Në fjalinë e parë të këtij teksti i sugjerohet lexuesit se ish-deputeti nga radhët e

Ekskluzive: Foto-lajm pa lajm

на 10. 11. 2016 | | mk
[Ekskluzive: Antarët e BDI-së shihen teksa blejnë gjevreka në një furrë (FOTO)] Foto-lajmi është një zhanr shumë i këndshëm, i cili nëpërmjet imazhit komunikon një çështje të caktuar, e cila, në të shumtën e rasteve, është e pazakontë. Duket i lehtë, por nuk është ashtu. Keni dëgjuar për thënien “Një fotografi – 1000 fjalë”? E po, foto-lajmi, për të përcjellur 1000 fjalë me një imazh, kërkon shumë angazhim, ose për

Vetëm të sulmohet Zaevi

на 10. 11. 2016 | | mk

[Recension: Zaevi i bindur në humbje, siguron vend të deputetit dhe imunitet!]

Теksti që i nënshtrohet këtij recensioni është komentues dhe më së paku mund të gjendet në rubrikën “lajme”. Në titull konstatohet se lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, është “i bindur në humbje”, që është në kundërshtim me deklaratat që i jep ai për zgjedhjet e 11 dhjetorit, në të cilat ai thotë se është i bindur në humbje. Titulli i këtillë e imponon pyetjen se pse dikush do të merrte pjesë në zgjedhje nëse dihet se kjo është betejë e humbur që më parë?! Linku deri te artikulli origjinl: Zaevi i bindur në humbje, siguron vend të deputetit dhe imunitet! Data dhe koha e publikimit: 07.11.2016 Data e

Asgjë nuk është e qartë pa fakte

на 9. 11. 2016 | | mk

[Recension: Kush tjetër ndiqet nga policia e LSDM-së?]

Burimet e evidentuara në artikull e përfaqësojnë palën e njëjtë, ndërsa hyrja deri te ata është bërë me një seri komentesh. Është bërë spin politik që të zbardhet fytytra e një politikani të pushtetit, i cili ishte i përshfirë në një aksident trafiku nëpër rrugët e Shkupit. Linku deri te artikulli origjinal: Kush tjetër ndiqet nga policia e LSDM-së? Data dhe koha e publikimit: 04.11.2016 15:21 Data e recensionit: 07.11.2016 Recensues: Аleksandar Peshev

SPASOVI SI “VIKTIMË”

Në pyetjen që parashtrohet në titull, në pjesën përmbajtësore të tekstit jepet përgjigje me komente, ndërsa pjesa hyrëse i ngjan komunikatës partiake: “LSDM-ja në tërësi e vendosi MPB-në në shërbim të saj vetëm e vetëm që

Ja si krijohet një zinxhir lajmesh me spekulime dhe “burime jozyrtare”

на 9. 11. 2016 | |
[Recension: “BDI dhe PDSH po bëhen bashkë kundër opozitës!”] Në shumë raste ndodh që në tekste të ndryshme lajmesh të vërehet se janë përdorur burime jozyrtare. Burime jozyrtare janë ato burime që janë relevante në raport me ngjarjen që trajtohet, por nuk përfaqësojnë zërat zyrtarë të grupeve të interesit. Janë të informuar, janë të besueshëm dhe vendosin që informacionet që posedojnë t’i shpërndajnë me gazetarët. Kujdes, nuk mund të konsiderohen