Recensione

Titull pa “mbulesë”

на 28. 02. 2017 | | mk
[Recension: SA NGA SHTETI SHITI ZAEVI: BDI nesër sjell vendim përfundimtar për koalicion me LSDM-në – kërkesat për ridefinim janë pranuar] Titull i formuluar qëllimisht që të frikësojë, ta shqetësojë publikun. Mirëpo, kur të “gërvishet” më mirë nëpër sipërfaqen e tij do të shihet se ky është vetëm një titull pa mbulesë. Linku deri te artikulli origjinal: SA NGA SHTETI SHITI ZAEVI: BDI nesër sjell vendim përfundimtar për koalicion me LSDM-në – kërkesat për ridefinim janë pranuar Data de koha e publikimit: 23.02.2017 Data e recensionit: 27.02.2017 Recensues: Vlladimir Mirçeski   MUNGESË HARMONIE Ky është një shembull, në dritën më të keqe, për mungesë harmonie ndërmjet titullit dhe vetë artikullit. Më saktë, titulli në këtë rast, dallon nga përmbajtja relativisht korrekte.

Në vend të raportit nga seanca gjyqësore, koment tendencioz

на 28. 02. 2017 | | mk

[Recension: TURP: Katica dhe Fatimja bënin teatër në gjykatë, gjykatësja i dënoi, e ato lavdëroheshin se do të paguajë populli]

Теksti që e recensojmë është përplot me komente dhe me kualifikime dhe akuza të paqëndrueshme ndaj prokuroreve speciale, Katica Janeva dhe Fatime Fetai. Një qasje e këtillë jashtëzakonisht tendencioze vërehet që në titull. Përndryshe, artikulli, duhet të paraqesë raport nga seanca gjyqësore për dhunën në komunën Qendër, mirëpo në vend të kësaj, lexuesve u është ofruar një material i njëanshëm komentues, ku akuzohen dy prokuroret e lartëpërmendura. Linku deri te artikulli origjinalTURP: Katica dhe Fatimja bënin teatër në gjykatë, gjykatësja i dënoi, e ato lavdëroheshin se do të paguajë populli Data dhe koha e publikimit: 22.02.2017 Data e

Edhe gazetari, njëjtë si zëdhënës partiak, bën propagandë!

на 28. 02. 2017 | | mk
[Recension: Edhe Agim Vinca, njëjtë si BESA, kërkon Ridefinimin e shtetit] Artikulli është një tekst tipik i cili dëshmon se si funksionon propaganda përmes mediave. Si model, propaganda shfrytëzon shumë burime, qoftë edhe jo relevante, me qëllimin e vetëm që opinionit t’i imponojë mendime dhe vlerësime, të cilat, më pas shndërrohen në ndonjë lloj veprimi. Teksti në fjalë shfrytëzon një mendim të një publicisti, i cili në fakt ka dhënë

Artikujt gazetareskë nuk krijojnë gjëegjëza

на 27. 02. 2017 | | mk

[Recension: Vullneti i shumicës është me rëndësi vetëm kur janë në pyetje shqiptarët: Аhmeti dhe Zaevi e injorojnë vullnetin e maqedonasve]

A duhet tekstet gazetareske të jenë gjëegjëza? Ose të shkruhet në formë të mozaiqeve? Kuptohet – jo. Njëra nga rregullat kryesore të këtij profesioni është “Le të jetë e shkurtër dhe e thjeshtë”. Të shkruash shkurt, thjesht dhe kuptueshëm është mjeshtëria e gazetarit. Pse lexuesit ose shikuesit do të pyeteshin se ç’kanë dashur të thonë gazetarët? A ka diçka ndërmjet rreshtave të tekstit gazetaresk? Këto janë pyetje të cilat publiku nuk ka nevojë t’i parashtrojë. Në rastin e këtij teksti ndodh mu ky proces. Përderisa e lexoni këtë artikull, pyeteni se cili është kuptimi i këtij teksti. Është si

Fjalori i rrugës nuk e ka vendin në media!

на 26. 02. 2017 | | mk
[Recension: PSHURRANI ALAJDIN DEMIRI!] Në “bankën” e recensimit kemi një tekst që nuk kërkon shumë angazhim intelektual për të dëshmuar joprofesionalizmin dhe mungesën e etikës. Një shkrim që mund të quhet gjithçka, por vetëm gazetari jo, edhe pse është publikuar në një media online, edhe atë në rubrikën e lajmeve. Linku deri te artikulli origjinal:  PSHURRANI ALAJDIN DEMIRI! Data dhe koha e publikimit: 13/02/2017 Data e Recensionit: 18/02/2017 Recensues: Benjamin

Kot lexoni lajme me koment në krye!

на 24. 02. 2017 | | mk
[Recension: “Zaev nuk e ndërron Kushtetutën, kot votuan shqiptarët për LSDM-në”] Një ndër fenomenet më të përhapura për sa i përket shkeljeve të rregullave mbi shkrimin e lajmeve është ai i infiltrimit të komentit si kategori në titull si dhe brenda lajmit. E, shumë prej portaleve në Maqedoni janë ‘të nxehtë’ kur vjen në shprehje dhënia e mendimeve individuale dhe propagandimi mbi një çështje të caktuar, mu duke shfrytëzuar këto

Statusi në Facebook është shfrytëzuar për spinim

на 24. 02. 2017 | | mk

[Recension: Ditë zie në kafiteritë “Gnezdo”, “Ljubov” dhe “Izlet” – Nuk ka furnizim të rregullt të materies në formë të pluhurit]

Ky artikull nuk është lajm, por është një status i marrë nga Facebook-u që është transmetuar si produkt gazetaresk. Маteriali është spinues dhe nëpërmjet fotografive i manipulon lexuesit që të diskreditojë funksionarë të lartë të LSDM-së, mirëpo edhe përfaqësues të “Revolucionit laraman” dhe mbështetës të tyre. Titulli “Ditë zie në kafiteritë “Gnezdo”, “Ljubov” dhe “Izlet” – Nuk ka furnizim të rregullt të materies në formë të pluhurit”, është tendencioz dhe ka për qëllim të ndërlidhë kafiteritë e përmendura me veprime joligjore dhe t’i njollosë ata, mirëpo edhe të tërheqë numër sa më të madh të klikimeve. Linku deri te

Statusi në “Facebook” nuk është dëshmi se ka qeveri të re

на 24. 02. 2017 | | mk

 [Recension: GATI ËSHTË! URIME QEVERINË E RE POPULL! BDI-ja SOLLI VENDIM PËR KOALICIONIM ME LSDM-në! Drejtori i Civil-it, Xhabir Deralla publikoi në FB!]

Теksti që e recensojmë e dezinformon publikun për formimin e qeverisë së re, duke iu referuar statusit të publikuar në “Facebook”, nga ana e njeriut të parë të “Civil”-it, Xhabir Deralla. Artikulli nuk e merr parasysh deklaratën e zëdhënësit të BDI-së, Bujar Osmani, i cili në mbrëmjen e 22 shkurit deklaroi se “kryesia qendrore e BDI-së nuk do të sjellë asnjë vendim për atë se a do t’i jepen nënshkrimet LSDM-së për formimin e qeverisë së re ose jo.” Ai paralajmëroi se debeati në parti do të jetë maratonik dhe nuk e përjashtoi mundësinë që grupi i

Nejmari nuk do të shkojë në burg

на 23. 02. 2017 | | mk

[Recension: Ankesa është refuzuar: Nejmari dy vite prapa grilave!] 

Çfarë përfundimi mund të nxjerrë lexuesi nga kjo përmbajtje mediatike. A do të shkojë futbollisti i njohur në burg ose jo?!? Titulli me ngulm thotë: “Nejmari dy vite prapa grilave!”, ndërsa në brendi të tekstit shkruan: “Kjo do të thotë se edhe sikur të shpallet fajtor, Nejmari nuk do të shkojë në burg, pasiqë nuk ka qenë i dënuar më parë. Poashtu, kjo do të thotë se Nejmari nuk është e thënë, eventualisht, që të largohet nga Barcelona”. Si ka mundësi që në një tekst gazetaresk të ketë dy qëndrime krejtësisht të kundërta, me të vërtetë është e pakuptueshme. Ky është gabimi esencial në këtë tekst, mirëpo nuk është gabim

Ç’nuk do të mësojë publiku nga redaksia, deri sa të bëhet Qeveria

на 23. 02. 2017 | | mk
[RECENSION: « Zhurnal mëson » “Tirana dhe Prishtina” Kreu i parlamentit t`i takojë shqiptarëve, dhe Ali Ahmeti të merr postin e kryeparlamentarit!?] Jo rrallë herë në Maqedoni, në momente kritike politike, siç janë negociatat për formimin e Qeverisë të cilat po zhvillohen aktualisht, mediat përdoren nga politika për të taktizuar politikisht ose për të krijuar pozicione sa më të mira në bisedime. Një pjesë tjetër e mediave, nga ana tjetër,