Recensione

Shaka e nxjerrë nga konteksti

на 23. 02. 2017 | | mk
 

[Recension: Në rrugën e Bihaqit gjendet qendra e re e shqiptarëve, e jo në Reçicë të Vogël]

Теksti që i nënshtrohet kësaj analize krejtësisht manipulon dhe i shtrembëron fkatet, duke transmetuar vetëm një pjesë të deklaratës së analistit Sefer Tahiri. Ai, në emisionin debativ “Top-tema” në televizionin “Telma”, e tregoi një shaka që e kishte dëgjuar nga një mik i tij. Ky artikull, duke përdorur vetëm një pjesë të deklaratës së tij, krijon një tregim tendencioz, pa e potencuar me këtë rast faktin se bëhet fjalë për shaka. Linku deri te artikulli origjinal: Në rrugën e Bihaqit gjendet qendra e re e shqiptarëve, e jo në Reçicë të Vogël Data dhe koha e publikimit: 09.02. 2017 Data e recensionit:

Faktet, e jo përqeshja, janë arma më e fortë për gazetarët

на 22. 02. 2017 | |
[Recension: “Vesel Memedi “flirton” me Kriefamiljarin e Aleancës, Ali Ahmeti”] Ditëve të fundit, çështja e “kryeplakut” të shqiptarëve ishte një ndër temat kryesore që kishin pushtuar portalet në gjuhën shqipe. Kritikohej qëndrimi i kryetarit të RDK-së Vesel Memedi, se Ali Ahmeti është ‘kryeplak’ i partive shqiptare në negociatat me partitë maqedonase për formim të qeverisë, duke vënë kështu në pikëpyetje gjithë fushatën e Aleancës për Shqiptarët, e cila bazohej në

Në gazetari, faktet të japin krahë, e jo pijet energjike

на 22. 02. 2017 | | mk
[Recension: “(VIDEO) NATA E GJATË NË LSDM, KRYETARI ZORAN ZAEV MBAN KONDICIONIN ME RED BULL DHE KAFE”] Interesi publik nuk ka të bëjë me mënyrën e të ushqyerit të funksionarëve. Rezultatet e punës së tyre dhe veprat në kuadër të funksionit që kanë janë gjërat të cilat e interesojnë publikun, e jo ushqimet dhe pijet që konsumojnë “për të qenë në formë”. Këto nuk janë fakte që të dërgojnë te

Oferta e gazetarit – akoma më e keqe se ofertat partiake

на 21. 02. 2017 | |
[Recension: Oferta e Zaevit për shqiptarët më e keqe se e VMRO-së] Gazetaria nënkupton të shkruash për diçka çfarë mund të dëshmosh, e jo thjeshtë të shkruash për atë që e di si gazetar apo qytetar. Gjithashtu raportimi në linja jo të drejtpërdrejta është mungesë korrektësie ndaj publikut. I tillë është lajmi që po recensojmë, ku janë përzier çështjet për të cilat raportohet, duke folur për një platformë apo propozim

Citohet deklarata joekzistuese e Lavrovit

на 21. 02. 2017 | | mk

[Recension: Propozimi i Rorabakerit – version i një propozimi të vjetër rus?]

Në këtë artikull është marrë një pjesë e tekstit që është publikuar në një medie tjetër, pa e verifikuar paraprakisht, dhe i tillë – i paverifikuar – i ofrohet publikut lexues si i vërtetë. Gazeta asutriake “Der Standard”, duke bërë një paralele të deklaratës së kongresmenit amerikan Dajna Rorabaker për ndarjen e Maqedonisë, përkujton një “deklaratë” të ministrit për punë të brendshme të Rusisë, Sergej Lavrov, të cilën, në fakt, ai asnjëherë nuk e ka thënë. Linku deri te artikulli origjinal: Propozimi i Rorabakerit – version i një propozimi të vjetër rus? Data dhe koha e publikimit: 09.02. 2017 Data e recensionit: 17.02.2017 Recensuese: Simona Atanasova

ËSHTË HUAZUAR

Ja se si gazetaria politike shndërrohet në media rozë

на 21. 02. 2017 | | mk
[Recension: Vesel Memedi pse nuk ishte me Selën në takimin me Han?] Si duket është në modë të merren burime anonime. Bile, edhe më shumë në modë janë burime anonime, të marra nga burimi i burimit të burimit të një mediumi tjetër. Kjo na fut në një rreth, prej të cilit nuk ka dalje, e në të cilin nuk ka informacion. Është mungesë serioziteti kur temave politike që nuk janë

Për aksionet policore nuk raportohet me senzacionalizëm

на 21. 02. 2017 | | mk

[Recension: Policia ka gjetur drogë dhe armë në shtëpinë e funksionarit të pasur të LSDM-së]

Për krimin duhet të raportohet, kjo nuk diskutohet. Para drejtësisë të gjithë janë të barabartë. Këtë e dinë edhe gazetarët. Madje, ka edhe rregulla të veçanta kur raportohet për krimin, për punën e policisë. Një pjesë e veçantë nga raportimi për aksionet policore, për punën e gjykatave madje është rregulluar në mënyrë të veçantë në Kodin e gazetarëve: Mënyra e informimit në rastet e fatkeqësive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jetë e çliruar nga senzacionalizmi. Në proceset gjyqësore duhet të respektohet parimi i supozimit të pafajësisë, të raportohet për të gjitha palët e përfshira në mosmarrëveshje dhe nuk duhet të

Gazetaria nuk duhet të shërbejë si platformë për shkëmbim të ofendimeve

на 20. 02. 2017 | |
[Recension: Artin Spahiu godet përfaqësuesit e Lëvizjes Besa: Sa idiot po më duken] Sharjet nuk duhet të kenë vend në produktet gazetareske. Nuk është në interesin e opinionit që të informohet për ofendimet mes politikanëve, por për debatin e mirëfilltë mes tyre, për të mirën e përgjithshme. Prandaj, mediat duhet të kenë kujdes në publikimin e qëndrimeve, sidomos kur të njëjtat janë të publikuara në rrjete sociale dhe përmbajnë fjalë

Akuza të rënda pa dëshmi

на 20. 02. 2017 | | mk

[Recension: ZAEVI E SHITI MAQEDONINË: Këtë e pranoi LSDM-ja që të vijë në pushtet!]

Теkst pa asnjë argumentim, artikull pa peshë informative, material të cilit i mungojnë pothuajse të gjitha elementet e një produkti të besueshëm mediatik, duke filluar nga faktet, e deri te burimet… Linku deri te artikulli origjinal: ZAEVI E SHITI MAQEDONINË: Këtë e pranoi LSDM-ja që të vijë në pushtet! Data dhe koha e publikimit: 15.02.2017   09:30 Data e recensionit: 18.02.2017 Recensues: Vlladimir Mirçeski   

E KU JANË FAKTET?!

Publikimi që i nënshtrohet këtij recensioni nuk ka asnjë pikë të përbashkët me gazetarinë profesionale. Ai më tepër i ngjan përmbajtjes së krijuar në ndonjë qendër politike-partiake. Në favor të konstatimit të këtillë ka disa elemente. Kështu, për shembull,

Plagjiaturë me titull ofendues!

на 20. 02. 2017 | | mk
[Recension: Këmbshtrembti tallet me votuesit shqiptar: Të votosh kundër VMRO’së, është trendi] Ndonëse shumë portale elektronike thirren në profesionalizëm dhe parime gazetareske, mund të vërejmë veprime të shumta në kundërshtim me parimet e profesionit, gjë që vërteton një qasje të papjekur të një pjese të këtyre mediave ndaj gazetarisë. Veprim i tillë, që tashmë është bërë i zakonshëm nëpër mediume joprofesionale, vërtetohet edhe përmes lajmit që po e recensojmë. Në