Recensione

Korruptimi i standardeve gazetareske

на 27. 06. 2016 | | mk

[Recension: Komunistë dhe sorosoidë, t’ju vijë turp!]

Duke filluar nga mbititulli dhe titulli dhe duke i përfshirë të gjitha elementet e tjera të përmbajtjes së këtij teksti, ai i ka të gjitha elementet e mendimit ose të komentit. Mirëpo, duke pasur parasysh se nuk është shënuar si i tillë, po ato elemente përsëri e bëjnë këtë raport, retrospeksion, çka do që të jetë, politikisht të anshëm dhe favorizues dhe me këtë është vënë në pikëpyetje integriteti i tij si produkt profesional gazetaresk. Mirëpo, “çka do që të jetë” nuk mjafton kur bëhet fjalë për përcaktimin e zhanreve gazetareske. Kuptohet ato nuk janë dogmë, që janë dhënë njëherë e përgjithmonë, mirëpo ka rregulla të caktuara që duhet të ndiqen, bile edhe

Nisma e një lajmi është e vërteta, e jo “spin”-i

на 27. 06. 2016 | | mk
[Recension: Besa injoron Iftarin e përbashkët të degëve të partive opozitare të Karadakut !] Nuk di nga t’ia nis për të komentuar tekstet që thuajse nuk kanë asnjë pikë të përbashkët me informacionin dhe lajmin. Shkelja e të gjitha parimeve dhe rregullave në gazetari dhe shtrembërimi i të vërtetës që është e “shenjtë” për gazetarët e degradon profesionin. Dikur gazetaria ishte korrektor i politikës, tani politika është korrektor i gazetarisë.

Interes publik, apo “interesant” për publikun?

на 24. 06. 2016 | |
Tetovasot - Zoran Zaevi para iftarit beri sevap sot jepte nga 500 denare 1
[Recension: Zoran Zaevi para iftarit bëri “sevap”, sot jepte nga 500 denarë] Gjatë transmetimit të një informacioni në media duhet të jetë e qartë se pse është ai me interes publik. Nëse autori nuk arrin të gjejë arsyen e kësaj, atëherë, me gjasë, ai informacion është i panevojshëm. I tillë është ky “lajm” i publikuar nga Tetova Sot. Për më tepër, informacioni pa dëshmi të mjaftueshme, si duket është publikuar

Pa kuptim e me komente nuk bëhen lajme

на 24. 06. 2016 | | mk
[Recension: Vetëm në MK: Anulohet vendimi për anulimin e vendimit… për emrat e shkollave (dokument)]   Gazetaria nuk ka të drejtë të bëjë kategorizime dhe cilësime. Ndodh ose jo në Maqedoni, detyra e gazetarit është që ajo që ndodh të bëhet lajm dhe të informohet publiku, ndërsa pjesa tjetër, e vlerësimit, u takon lexuesve. Teksti që po recensojmë ka një numër të madh lëshimesh profesionale. Fillimisht, titulli është i pakapshëm

As thumbimet e komentet nuk peshojnë pa fakte

на 24. 06. 2016 | |
[RECENSION: Ziadin Sela thumbohet nga votuesit e tij: Ndërtoni çerdhen, mos ngushëlloni popullin në televizion] Teksti, i cili është objekt i këtij recensioni, ka disa të meta. Në të flitet për një çështje që është në interes të qytetarëve të Strugës, që e bën temën të qëlluar për trajtim mediatik. Megjithatë, përmbajtja është  bazuar vetëm në një koment të bërë në rrjetin social Facebook, ndërsa në të mungon prononcimi i

Akuzat për falsifikim kërkojnë dëshmi, nëse do të bësh gazetari

на 23. 06. 2016 | |
[Recension: SKANDAL: Ministri Kuçi falsifikon shkallën e tij akademike (foto)] Akuza të rënda në adresë të personaliteteve publike vetëm sepse “mundemi”, nuk na bëjnë gazetar më të mirë. Të akuzosh dhe të shkruash tekste vetëm duke u bazuar në gojëdhëna dhe në fotografi që i ke rastisur në internet është demonstrim i një joprofesionalizmi. Linku deri te artikulli origjinal: SKANDAL: Ministri Kuçi falsifikon shkallën e tij akademike (foto) Data dhe

Leksion nga spinimi në vend të leksionit nga gazetaria

на 23. 06. 2016 | | mk

[Recension: LSDM-ja kërkon që gjykatat të gjykojnë siç dikton Zaevi]

“Spini është formë e propagandës që arrihet duke plasuar interpretim të anshëm të ndonjë ngjarjeje ose fushate që të bindet publiku për ose kundër ndonjë organizate ose personi”. Thënë shumë bukur, sikur është përgatitur enkas për këtë tekst. Ai madje do të mund të pranohej si pjesërisht i standardizuar, mirëpo vetëm në qoftë se do të potencohej se bëhet fjalë për koment ose analizë. Kështu, i vendosur në rubrikën “Maqedonia”, i përzier me lajmet, nuk është asgjë tjetër përveç se leksion i vërtetë për spinim.  Linku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja kërkon që gjykatat të gjykojnë siç dikton Zaevi  Data dhe koha e publikimit: 11.06.2016/  17:30 h  Data e recensionit:

Edhe pa përmbajtje, tekst skajshmërisht vullgar!

на 23. 06. 2016 | | mk

[Recension: Nëse diçka nuk ju shkon, shihni këto plehra dhe atëherë do t’u shkohet… në WC]

Turp është të quhet artikull, e lëre më gazetaresk. Përveç që ka titull ofendues, në të nuk ka asnjë lloj përmbajtjeje e as ndonjë lidhshmëri konkrete të fotografive. Linku deri te artikulli origjinal: Nëse diçka nuk ju shkon, shihni këto plehra dhe atëherë do t’u shkohet… në WC Data dhe koha e publikimit: 14.06. 2016 Data e recensionit: 22.06.2016 Recensues: Dimitar Tanurov Publikimi që e recensojmë, me gjasë, në bazë të formës së saj “të detyrueshme” do të duhej ta klasifikojmë se foto-lajm, mirëpo në të përveç titullit ofendues, i cili nuk i ngjan as publikimit për blog ose statusit në rrjet social, nuk

Shtrembërim i deklaratës deri në atë masë sa nuk njihet më

на 23. 06. 2016 | | mk

[Recension: Natasha Gaber e arsyeton thyerjen, djegien dhe rrahjen nga ana e “laramanëve”]

Shtrembërim i plotë i deklaratës së gjykatës kushtetuese Natasha Gaber dhe manipulim me detaje të shtuara dhe të pasakta. Teksti që i nënshtrohet kësaj analize i fut fjalë në gojë gjykatëses, të cilat ajo aspak nuk i ka thënë. Artikulli është marrë nga një medie tjetër, mirëpo nuk është vënë linku ashtu siç dueht. Linku deri te artikulli origjinal: Natasha Gaber e arsyeton thyerjen, djegien dhe rrahjen nga ana e “laramanëve” Data dhe koha e publikimit: 18.06.2016, 18:29 Data e recensionit: 21.06.2016 Recensuese: Simona Atanasova

SHTREMBËRIM

“Gjykatësja kushtetuese Natasha Gaber, e cila përndryshe është motër e Viktor Gaberit nga LSDM-ja e arsyeton thyerjen, vjedhjen, djegien dhe rrahjen

Në lajme nuk satirizohet, por argumentohet

на 23. 06. 2016 | | mk
[Rencension: Ali Ahmeti do t’i marr 200 mijë vota]   Kufiri që ndan fjalët boshe nga një tekst gazetaresk janë faktet dhe argumentet. Gazetarët kanë të drejtë të komentojnë dhe satirizojnë, por lexuesi duhet ta ketë të qartë se nuk bëhet fjalë për lajm, por për qëndrim personal. Krahas kësaj, secili artikull gazetaresk duhet të bazohet në burime relevante, fakte dhe argumente, ose deklarata kredibile. Tekstit që po recensojmë i