Recensione

Tensionohet gazetaria nga propagandat politike

на 15. 05. 2016 | | mk
[Recension: Tensionohet situata në Lagjen e Trimave, pas ardhjes së Zijadin Selës] Akuza pa bazë. Dezinformim klasik. Lajm pa strukturë. Të gjitha këto në një tekst prej 3-4 rreshtave që kontribuon në çorientimin e publikut. Ky tekst mund të merret si shembull për të treguar se si funksionon manipulimi i vetëdijshëm me publikun në mediat tona, i cili është në rritje e sipër. Linku deri te artikulli origjinal: “Tensionohet situata

Kopjet e tërësishme të kumtesave partiake nuk janë gazetari

на 14. 05. 2016 | |
[Recension: Qëndrimi i BDI-së për protestën e 9 Majit] Është jo profesionale dhe mbi të gjitha jo logjike që e gjithë kumtesa e një partie politike, të merret dhe të publikohet troç. Cili është roli i medies apo gazetarit në këtë rast, kur një qëndrim i një subjekti, duke mos u analizuar dhe duke mos u parë në këndvështrime profesionale, i jepet publikut, kryekëput ashtu siç e ka shkruar ai?

Gazetaria pa fakte – telall propagande

на 14. 05. 2016 | |
  [Recension: Sela tellall i BDI-së!] Gazetari e ka fare lehtë të bëjë koment. Fare lehtë është edhe komentin mos ta ngatërrosh e të mos e vendosësh te lajmet. Tendenca për të bërë lajm me komente, në rastin konkret, është e dukshme, sepse komenti dhe lajmi s’kanë asgjë të përbashkët. Lajmi duhet të mbajë distancë nga bindjet personale apo ideologjike të gazetarit. Ai, para së gjithash, duhet të jetë i

Trillim i spinuar

на 13. 05. 2016 | | mk

[Recension: Таki Fiti nga LSDM-ja paralajmëron se do t’i shkurtojnë rrogat]

Ky është një tekst tepër manipulues dhe spinues, që ka për qëllim ta hutojë pulkun dhe të krijojë fotografi për atë se LSDM-ja, sikur të vinte në pushtet, do t’i zvogëlonte rrogat e të punësuarve në administratë. Me këtë rast, artikulli i referohet deklaratës së profesorit të Taki Fiti, duke e prezantuar atë si anëtar të LSDM-së, edhe pse ai deklaratën e ka dhënë në funksion dhe konotacion tjetër. Linku deri te artikulli origjinal: Таки Фити од СДСМ најавува дека ќе кратат плати Data dhe koha e publikimit: 11.05.2016 Data e recensionit: 12.05.2016 Recensues: Аna Anastasovska

MUNGON KUTIA MË E RËNDËSISHME E MOZAIKUT

Që në fillim të tekstit shihet

Paniku pa dëshmi është propagandë e jo gazetari

на 12. 05. 2016 | | mk
[Recension: “Panik tek “Besa” pas përçarjes në AKP të Turqisë?!”] Paniku është gjendje emocionale që në media mund të përçohet përmes fjalëve, përmes përshkrimit të gjendjes, përshtypjes etj. Kush më mirë mund ta bëjë këtë, përveç personit që e ndjen atë panik?! Madje, nëse do ta dëshmosh këtë, s’ka mënyrë tjetër për ta bërë, përveç që të shfrytëzosh burimet, ato “të prekurat nga paniku”. Linku deri te artikulli origjinal: “Panik

“Përgjegjësi” pa kompetenca!

на 12. 05. 2016 | | mk
[Recension: Kur Këshilli opozitar përdhos figurat kombëtare!] Denoncimi i rasteve si ky është temë që prek interesin e publikut, por nëse gazetari dëshiron që t’i dalë zot kësaj çështje, atëherë kjo nuk duhet bërë duke marrë rolin e o(pozitës) dhe duke shënjestruar kritika politike. Roli i tij në zhanret informative është thjeshtë informimi, e jo edhe komentimi i ngjarjes ose zhvillimit. Në këtë rast, profesionale do të ishte nëse titulli

Publikim vullgar seksist

на 12. 05. 2016 | | mk

[Recension: LAVIRJA E TEJKALOI VETËVETEN: PROFESORESHA E TË DREJTËS KUSHTETUESE KARAKAMISHEVA DUKE MOS PASUR ARGUMENTE JURIDIKE-POLITIKE SHKROI NJË KOLUMNË FALLXHORËSH PËRPLOT ME TERME SI LUCIFERI, SATANA, JUDA, TRADHËTARË, PJESËTAR TË KOLONËS SË PESTË, RENEGATË ETJ…]

Ky është një publikim diskriminues dhe seksist me gjuhë vullgare. Thjesht është e pakuptueshme si ka mundësi që në një “tekst” prej vetëm një fjalie, dhe me titull kurioz, i cili është më i gjatë se vetë teksti, mund të zbrazet aq shumë ofendim, zemërim, madje edhe urrejtje ndaj një personi. Pa u futr në drejtësinë e pikëpamjeve të profesoreshës së përmendur, mënyra në të cilin është shkruar materiali që e kemi para nesh është e palejueshme. Linku deri te artikulli origjinal: LAVIRJA E TEJKALOI

Теksti nuk i sheh rrahësit, mirëpo pa mercenarë!

на 12. 05. 2016 | | mk

[Recension: Kush është mercenari që dëshironte ta keqpërdorë maratonën dhe e nxiti zemërimin e qytetarëve?]

Ky është tekst i njëanshëm, që është i motivuar politikisht, gjegjësisht që ka për qëllim publikisht t’i etiketojë dhe t’i damkosë ata që mendojnë ndyrshe politikisht. Linku deri te artikulli origjinal: Kush është mercenari që dëshironte ta keqpërdorë maratonën dhe e nxiti zemërimin e qytetarëve? Data dhe koha e publikimit: 09.05.2016 Data e recensionit: 11.05.2016 Recensues: Аna Anastasovska

DAMKOSJE

Që në titull dhe në fillim të teksti kemi damkosje të një aktivisti të lëvizjes majtiste “Solidarnost”, si “mercenar dhe sorosoid”. “Njëri nga mercenarët e Sorosit dje u përpoq që ta keqpërdorë dhe ta politizojë Maratonën e Shkupit me një transparent ku ishte shkruar një

Ekskluzive: Lajm i pasaktë dhe i paverifikuar

на 11. 05. 2016 | | mk

[Recension: ЕKSKLUZIVE: Ivanovi ka marrë ndalesë për udhëtim jashtë vendit, ndërsa Gruevski që nga pasditja e sotme është në Sistina]

Ky “tekst” është shembull klasik se si nuk duhet të duket një artikull profesional. Në dy fjali ka aq shumë spekulime, pohime të pakonfirmuara, teza të paargumentuara, të pavërteta, plus gabime gramatikore dhe drejtshkrimore, që e bën këtë përmbajtje jokualitative dhe jashtë të gjitha rregullave gazetareske. Mund të kalojë vetëm si muhabet kafeneje. Linku deri te artikulli origjinal: ЕKSKLUZIVE: Ivanovi ka marrë ndalesë për udhëtim jashtë vendit, ndërsa Gruevski që nga pasditja e sotme është në Sistina Data dhe koha e publikimit: 09.05. 2016 Data e recensionit: 11.05.2016 Recensues: Vllado Gjorçev

MUHABET KAFENEJE

E pavërteta e parë e “tekstit”, se

“Mençurinë” e një deputeti nuk e përcakton gazetari në lajm

на 11. 05. 2016 | | mk
[Recension: Sa e mençur Kaltrina Azizi: Njëherë u përkul te “branitellat”, tani te dëshmorët!]   Veprimtaria politike e një deputeti apo deputeteje mund të analizohet dhe të kritikohet në shumë mënyra, por jo edhe duke dhënë vlerësime për “mençurinë” e tij në përmbajtje informative, gjë që nuk është rol i gazetarit, e sidomos jo duke krahasuar dy veprime që, përkundër bindjeve se ato veprime mund të jenë kontradiktore, nuk kanë ndonjë