Recensione

Artikull përplot me seksizëm dhe me diskriminim

на 13. 04. 2016 | | mk

[Recension: Në vend që të mbledhë rush në Kavadar, ajo ka ardhur në qeveri të thithë]

Теksti është ofendues, sekssit, bën diskriminim gjinor dhe social, gjeneralizon… Ai është në kundërshtim të plotë me parime e përcaktuara në Kodin e gazetarëve dhe në Doracakun për etikë në gazetari. Profili i rubrikës “jeta”, ku është publikuar ky “lajm” dhe ku plasohen përmbajtja me stil më të lirë, aspak nuk e zvogëlon përgjegjësinë profesionale, për shkak se në gazetari ka standarde që duhet të respektohen, pavarësisht nga lloji i informacionit që i komunikohet publikut. Linku deri te atikulli origjinal: Në vend që të mbledhë rush në Kavadar, ajo ka ardhur në qeveri të thithë Data dhe koha e publikimit: 10.04.2016 Data e recensionit:

Tre gabime në një titull

на 12. 04. 2016 | |
Zhurnal - Thaci behet burre, nuk shkon ne zgjedhjet e 5 qershorit te cilet tenton ti falsifikon Gruevski
[Recension: “Thaçi bëhet burrë, nuk shkon në zgjedhjet e 5 qershorit të cilët tenton ti falsifikon Gruevski?!”] Me një retorikë populiste dhe patriotike, tentohet që më lehtë të arrihet te lexuesi. Përderisa nuk respektohen standardet, kjo nuk është e këshillueshme për lajme, sepse, tek e fundit, kjo formë e të shprehurit është tejet subjektive. Linku deri te artikulli origjinal: “Thaçi bëhet burrë, nuk shkon në zgjedhjet e 5 qershorit të

Senzacionalizmi më i rëndësishëm se dhimbja personale!

на 12. 04. 2016 | | mk

[Recension: Aksident trafiku në Shkup: Një vajzë shkilet nga automobili (Foto)]

Fotografitë eksplicite nga vajza e lënduar në fatkeqësinë e komunikacionit në tekstin që i nënshtrohet këtij recensioni, janë në kundërshtim me standardet profesionale gazetareske për raportim etik. Në rastin konkret, është shkelur privatësia e personit që ka pësuar në aksident. Veprimi i këtillë është në kundërshti me dispozitat e Doracakut për etikë në gazetari, ku thuhet se “kur raportojnë për ngjarje që kanë shkaktuar tragjedi personale, dhimbje dhe shok – gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët duhet të tregojnë dhembshuri, diskrecion dhe maturi.” Për fat të keq, në këtë rast kjo nuk është respektuar. Linku deri te artikulli origjinal: Aksident trafiku në Shkup: Një vajzë shkilet nga automobili (Foto) Data dhe

“Qepë” e vjetër për klikime të reja

на 12. 04. 2016 | | mk

[Recension: (FOTO) Norvegjezja ka lindur fëmijë – elefant!]

Bëhet fjalë për lajm të rremë, të cilin teksti që e recensojmë e plason si të vërtetë. Në të nuk theksohet as burimi i informatës “qepë” оrigjinale, e cila është e vjetër më shumë se një vjet, e as, që jan respektuar standardet gazetareske për shkruarjen e lajmit. Linku deri te artikulli origjinal: (FOTO) Norvegjezja ka lindur fëmijë – elefant! Data dhe koha e publikimit: 08.04.2016 Data e recensionit: 10.04.2015 Recensues: Dimitar Tanurov

GAZETARI-QEPË

Sipas raportit, norvegjezja ka lindur foshnje elefant. Në të thuhet se foshnja është gjysmë njeri, gjysmë elefant. Në artikullin e publikuar në kategorinë bota, që vetëvetiu u jep peshë të veçantë informatës, janë prezantuar shumë pak informata, të

Për Zhernovskin 15 deputetë – nga mëngët!

на 11. 04. 2016 | | mk

[Recension: LSDM-ja bojkoton – Zhernovski do të fitojë më së paku 15 deputetë]

Tekst komentues, i bazuar vetëm në supozime, pa të dhëna konkrete, oa deklarata dhe pa argumentim adekuat për pohimet e bëra. I gjithë artikulli është shkruar në stilin, “çka do të bëhej sikur të bëhej”. Linku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja bojkoton – Zhernovski do të fitojë më së pakur 15 deputetë Data dhe koha e publikimit: 07.04.2016, 00:25 Data e recensionit: 09.04.2016 Recensues: Simona Atanasova

E SIKUR TË PYETEJ ZHERNOVSKI?

Kjo përmbajtje mediatike prognozon se kryetari i Komunës Qendër dhe ish-kryetari i Partisë Liberal-Demokratike do të fitojë 15 deputetë në zgjedhjet e paralajmëruara për 5 qershor (2016), pa e pyetur fare me këtë rast, atë ose

Anim, burime ‘anonime’, lavdërata e poezi – si nuk duhet të duket një lajm

на 11. 04. 2016 | |
[Recension: “Përçarje në BDI-Tetovë: Pse Festim Halili dhe jo Liridona Vejseli zv/kryeministër?!”]   Ndonëse nuk duhet marrë si fakt i kryer, por t’i rrekesh punës për të bërë një shkrim gazetaresk vetëm e vetëm për të lartësuar njërën palë dhe për të denigruar palën tjetër, është një veprim për të cilin sugjerimi i bazuar në parimet profesionale të gazetarisë për bërjen e përmbajtjeve të tilla do të ishte “mendo dy

Informimi për zgjedhjet është akt serioz

на 11. 04. 2016 | | mk
[Recension: LSDM-ja feston nëpër rrugë për shkak se nuk do të ketë zgjedhje më 5 qershor] Duhet të hapen katër sy kur raportohet, veçanërisht për çështje të rëndësishme dhe delikate në skenën politike të Maqedonisë, bile edhe atëherë kur bëhet fjalë për medie që i dedikohet bashkësisë maqedonase në Australi. Nuk është për t’u anashkaluar fakti se diaspora ka të drejtë vote dhe lajmet për zgjedhjt janë shumë të rëndësishme për ta dhe për informimin e tyre. Linku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja feston nëpër rrugë për shkak se nuk do të ketë zgjedhje më 5 qershor Data dhe koha e publikimit: 07.04.2016, 00:25 Data e recensionit: 08.04.2016 Recensues: Vllado Gjorçev

INFORMATË E GABUAR

Menjëherë duhet të themi se titulli

Përhapja e frikave me paramendim

на 11. 04. 2016 | | mk
[Recension: Vlon nga policia në Shkup, një pjesë e rrugëve të mbyllura – fluturojnë helikopterët] Ja komenti i lexuesit tonë që i është bashkangjitur propozimit për ta recensuar këtë tekst: “Këto truke të thjeshta i kalojnë të gjitha kufinjtë e talljes me nervat e lexuesve normalë. Vlon nga policia tashmë çdo të dytën ditë, mirëpo këtë e di ai që jeton ose që ka qenë në Shkup muajin e fundit për shkak të “spektaklit” me gjykimin për rastin e “Lagjesë së trimave”. Të vendosësh një titull të këtillë sot, në një atmosferë të nxehtë është tallje, nënçmim i hapur”. Lexuesi ynë ka plotësisht të drejtë. Titulli me të vërtetë është senzacionaist dhe aspak nuk përkon me përfundimin që dikush mund

Turp i madh prej teksti!

на 8. 04. 2016 | | mk

[Recension: Juristi gej është turp i madh – Nikollovski i LSDM-së është mosnjohës total i ligjeve dhe dispozitave]

Ky tekst është shembull klasik për përhapjen e diskriminimit dhe për shkeljen e rregullës kryesore të gazetarisë – të transmetohet edhe pala e dytë. Linku deri te artikulli origjinal: Juristi gej është turp i madh – Nikollovski i LSDM-së është mosnjohës total i ligjeve dhe dispozitave Date dhe koha e publikimit: 05.04.2016 Data e recensionit: 08.04.2016 Recensues: Аna Anastasovska

DISKRIMINIM PA KUFI

Artikulli në titull përmban koment diskriminues duke theksuar se ministri Nikollovski është “jurist gej”. Orientimi seksual i ministrit, pa marrë parasysh se çfarë është ai, në këtë rast nuk ka asnjë lidhje, e as që duhet të theksohet. Me vetë

Pa palën e dytë, lajmi del i cunguar

на 8. 04. 2016 | | mk
[Recension: Çfarë di Fatmir Limani për Qufën që ai aq shumë i frikësohet?!] Për t’i kontribuar debatit gazetari ngre pyetje në opinion, por ato nuk duhet të shfrytëzohen për ta hutuar apo defokusuar opinionin, por për të sqaruar çështjet e paqarta. Megjithatë, për të qartësuar çështjet diskutabile, duhet të përfshihen të gjitha palët. Linku deri te artikulli origjinal: “Çfarë di Fatmir Limani për Qufën që ai aq shumë i frikësohet”