Recensione

Fshehja e informacionit – manipulim i vetëdijshëm me opinionin

на 5. 04. 2016 | | mk
[Recension: Prokuroria speciale paralajmëron hetime të reja, VMRO-DPMNE ndryshon ligjin për procedurë penale] Interesi publik duhet të jetë gjithmonë në shënjestrën e mediave. Kuvendi, gjithashtu, është objekt i interesit publik. Puna e përfaqësuesve të popullit në Kuvend, ligjet që propozohen, votohen, … efekti i tyre janë të një rëndësie të veçantë për opinionin e gjerë, për të gjithë qytetarët. Prandaj, raportimet nga Kuvendi duhet të jenë objektivë, të plotë dhe

Shikim i trullosur pas rrotullames politike

на 4. 04. 2016 | | mk

[Recension: XHES BEJLI, NULANDI, ORAVI DHE HOJTE PUNOJNË PËR PUTININ: E gjithë mbështetja e ambasadorëve të huaj për Zaevin ka qenë në dobi të Putinit]

Si të anulohet mbështetja e qartë e politikave perëndimore për përpjekjet e opozitës që të ndryshohet mënyra e qeverisjes në vend? Kjo gjithsesi, është dilemë rreth të cilës punojnë ekipe që i analizojnë gjërat në favor të partisë në pushtet. Përfundimi i mundshëm është se nevojitet kthesë kopernikane te politikat perëndimore në dobi të Gruevskit. Ky tekst përpiqet, në mënyrë shumë konfuze dhe pa supozime të qarta dhe logjike, ta bëjë këtë “brenda natës”. Ai ia vlen kjo përpjekje? Linku deri te artikulli origjinal: XHES BEJLI, NULANDI, ORAVI DHE HOJTE PUNOJNË PËR PUTININ: E gjithë

Porosi politike me skenar Hollywood-i

на 1. 04. 2016 | | mk

[Recension: Goran Gruevski sot në mëngjes vetë është paraqitur në Gjykatë – PSP-ja përsëri në Hollywood]

Mosnjohje e procedurës, që për pasojë ka tezë të gabuar (me sa duket qëllimisht), që më pas bën dezinformimin e publikut. Akuzohet Prokuroria speciale publike se “vepron politikisht” në rastin “Kalaja”, konkretisht në pjesën e kërkimit të kryeshefit të drejtorisë së pestë të MPB-së. Mirëpo, mungeesa e argumenteve tregon se, sipas të gjitha gjasave, ai që bën akuza mediatike për funksionim sipas urdhërave politike, si duket vetë punon nën diktat politik. Linku deri te artikulli origjinal: Goran Gruevski sot në mëngjes vetë është paraqitur në Gjykatë – PSP-ja përsëri në Hollywood Data dhe koha e publikimit: 30.03.2016 11:25 Data e recensionit: 31.03.2016 Recensues: Vlladimir

Paniku në kulminacion: radhiten publikimet propaganduese

на 1. 04. 2016 | | mk

[Recension: Paniku në LSDM në kulminacion: Urdhërohet teatër i ri politik i Katica Janevës]

Теksti është spekulim klasik. Motivi kryesor është të degradohen dhe të sulmohen lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe prokurorja speciale publike, Katica Janeva. E gjithë kjo bëhet pa argumente dhe pa fakte, me teza të paverifikuara, për të cilat nuk mund të thuhet me siguri se janë të vërteta. Linku deri te artikulli origjinal: Paniku në LSDM në kulminacion: Urdhërohet teatër i ri politik i Katica Janevës Data dhe koha e publikimit: 30.03.2016, 08:08 Data e recensionit: 31.03.2016 Recensues: Vllado Gjorçev

ANKETA VIRTUALE DHE DËSHPËRIME

Zoran Zaevi i ka pranuar anketat e reja të cilat kanë treguar se ka rritje të dallimit ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.

Nxitja e urrejtjes është joetike!

на 1. 04. 2016 | | mk
Zhurnal Kryeprokurori Zvrlevski thote se do te luftoje kunder shqiptareve se ata jane terrorist
[Recension: Kryeprokurori Zvërlevski thotë se do të luftoj kundër shqiptarëve se ata janë “terrorist”] Përpara shkrimit të një artikulli gazetaresk, autori duhet të ketë parasysh të gjithë standardet etike të profesionit. Autori duhet të dijë se i drejtohet një publiku apo mase që ka emocione, kulturë të caktuar, histori të caktuar dhe bindje të caktuara, të cilat janë të ndryshme te grupe të ndryshme. Gjendja aktuale në vend tregon se

Analist, sociolog, psikolog, ekspert i sigurisë, politikan…ku mbeti gazetari?

на 1. 04. 2016 | | mk
[Recension: Loja e ndytë e shërbimeve sekrete kundër politikanëve shqiptarë dhe BDI-së] Fenomeni i komentimit të gazetarëve në përmbajtjet informative po shndërrohet në një praktikë të shpeshtë. Prej fenomeneve shoqërore e deri tek astronomia, duket sikur dimë gjithçka. Por, harrojmë se neve na është dhënë pena për të shkruar atë që të tjerët flasin e komentojnë, kurse ne duhet të jemi të ndërmjetësusit mes burimeve dhe publikut, ata që do të japin të gjitha palët dhe thjeshtësojnë gjërat, por gjithmonë duke u bazuar në fakte, gjëra të dukshme dhe konkrete, e jo në paramendimet dhe supozimet tona. Linku deri te artikulli origjinal:  Loja e ndytë e shërbimeve sekrete kundër politikanëve shqiptarë dhe BDI-së Data dhe koha e publikimit: 28.03.2016 Data

Respekti ndaj autorësisë, një prej shtyllave të gazetarisë

на 31. 03. 2016 | |
[Recension: Pse Prokuroria Publike nuk u mor me Mijallkovin? Përgjigjet Zvërlevski] Plagjiatura për fat të keq po merr hov të madh në gazetarinë e vendit tonë. Ka shumë media që fare nuk e respektojnë mundin e kolegëve dhe përvetësojnë lajmet sikurse të jenë të tyre. I tillë është rasti me lajmin që po recensojmë. Teksti është produkt i një portali (portalb.mk), ndërsa në asnjë rast nga media, përmbajtjen e së

Mediat që nuk konfirmojnë pohimet mbeten shembull i keq në histori

на 31. 03. 2016 | | mk
[Recension: Rufi Osmani merrë timonin që ta udhëheq Këshillin Opozitar, Kim Mehmeti mbetet në histori!?] Zhvillimet e fundit në  Rilindjen Demokratike Kombëtare ngjallën interesimin e opinionit për të parë se çfarë po bëhet në këtë parti, me liderin e saj dhe se si do të rrjedhin gjërat më tutje. Natyrisht se në kërkim të klikimeve, portalet po orientohen drejt krijimit të lajmeve të cilët thirren në burime anonime, e që

Përdorimi i çështjeve fetare për garë mes komuniteteve është i rrezikshëm!

на 31. 03. 2016 | | mk
[Recension:  Në Tetovë ka 10 xhamia më shumë se kisha] Do të nis me faktin tashmë të njohur, se çështjet fetare dhe etnike gjithnjë e më shumë po (keq)përdoren për të tërhequr më shumë lexues. Media të shumta tentojnë që diversitetin fetar në Maqedoni ta shndërrojnë në garë mes dy komuniteteve më të mëdha, atij mysliman dhe ortodoks. Linku deri te artikulli origjinal: Në Tetovë ka 10 xhamia më shumë

Zëvendësim i tezave – as “T” për torturën gjatë arrestimit të Boshkoskit

на 31. 03. 2016 | | mk

[Recension: PSP-ja PRANON SE LJUBEJA E KA SHITUR EMRIN: Mirëpo, kontestuese është ajo se policët e kanë sharë?!]

Hetimi të cilin e hapi këto ditë Katica Janeva kundër protagonistëve të arrestimit të liderit të partisë “Të bashkuar për Maqedoninë” kishte për qëllim mënyrën në të cilën ai u privua nga liria. Në konferecnën për shtyp, ekipi i prokurorëve në asnjë mënyrë nuk ndërhyri as në aktpadinë e atëhershme, as në rrjedhën dhe fundin e gjykimit, as në lartësinë e dënimit. Shkaku i tyre për hetim nuk ndërlidhet as me faktin aktuaël se Ljube Boshkoski as pas pesë vitesh nga burgosja, nuk ka fituar të drejtë për uikend të lirë si i dënuar shembullor, për të cilën gjë insistojnë bashkëpartiakët e