Recensione

Gazetari duhet të insistojë për të vërtetën

на 28. 03. 2016 | | mk
[Recension: Me insistimin e Ali Ahmetit lirohet Dugolli] Gazetari duhet të jetë njohës i mirë lëmisë prej ku del lajmi. Kjo për shkak të faktit se lajmi duhet të jetë i argumentuar në atë mënyrë që të jetë i qartë dhe i pakontestueshëm. Prandaj, argumentet për ta bazuar informacionin duhet të jenë bindëse. Lëmia e drejtësisë përcillet me interes nga opinioni, prandaj gazetarët patjetër duhet me kujdes dhe precizitet t’i

Kush-kujt ia thotë në sy, vendos publiku!

на 28. 03. 2016 | | mk
[Recension: Sulejmani ia thotë në sy Ademit të BDI-së: Do t’a shihni në zgjedhje kush është “BESA”!] Gazetarët inkurajojnë debat dhe nuk favorizojnë ndonjë nga debatuesit. Roli i tyre është që të jenë konstruktiv gjatë debatit dhe mos të jenë të njëanshëm. Kur një debati disa ditë më vonë i thuret një kontribut informues, në të cilin përveç njëanshmërisë, shtohen edhe elemente komentimi, përmbajtja del jashtë standardeve profesionale. Është e

Fotografi reale për ferrin e quajtur Idomeni

на 28. 03. 2016 | | mk

[Recension: Ferri tani quhet Idomeni]

Теksti që i nënshtrohet këtij recensioni është gjithëpërfshirës dhe përmbajtësor, ai realisht e tregon gjendjen me emigrantët në kampin grek Idomeni. Nëpërmjet një stili të bukur narativ, , artikulli në mënyrë ilustruese e sqaron vuajtjen e refugjatëve dhe të publikut lexues dhe i afron problemet me të cilat ballafaqohen emigrantët për çdo ditë në kamp. Маteriali është i mbështetur me fotografi adekuate që e përforcojnë përshtypjen e këtij tregimi. Linku deri te artikulli origjinal: Ferri tani quhet Idomeni Data dhe koha e publikimit: 15.03.2016 Data e recensionit: 24.03.2016 Recensues: Silvana Zhezhova

GJENDJA FAKTIKE

Në reportazh i kushtohet vëmendje numrit të emigrantëve dhe njëkohësisht theksohet munges e infrastrukturës, e cila do t’u përgjigjet nevojat të tyre

“Kamarieri” e solli porosinë – reklamë

на 28. 03. 2016 | | mk

[Recension: Gruevski favorizohet nga njëra nga të përditshme me tirazh më të madh në SHBA]

Dy fakte të pamohueshme e fillojnë dhe e përfundojnë këtë recension. Si e para, fakti se ky tekst është publikuar në faqen “Opinion”, që shihet në këndin e djathtë të epërm të printscreen-it që është publikuar në gazetën ku është transmetuar ky mendim. Si e dyta, faketi se Jason Katz, аutori i këtij mendimi, nuk është i punësuar në “Washington Time”. Jason Katz është drejtor i kompanis për marrëdhënie me publikun “Tool Shed Group”, еkspert për komunikime strategjike dhe këshilltar politik dhe ish-drejtor ekzekutiv ër marrëdhënie me publikun i Komitetit amerikano-hebre. E gjithë kjo është shkruar në vërejtjen në fund të tekstit, mendimi i

Merr statusin në “Facebook” dhe bën tekst!

на 25. 03. 2016 | | mk

[Recension: VLON NË RRJETET SOCIALE: Јaneva është maqedonasja e parë që publikisht e mohon shtetin maqedonas – qytetarët dhe ekspertët të tmeruar]

Ky është një shembull se si nuk duhet të një tekst. Menjëherë bie në sy se ka mbisunduar qëllimi që të sulmohet prokurorja speciale Katica Janeva. Materiali nuk i ka elementet e nevojshme që duhet t’i ketë çdo artikull gazetaresk me angazhim të mirëfilltë. Nuk ka deklarata, nuk është objektiv dhe asppak nuk është përmbajtësor. Nga statusi në”Facebook” nuk mund të ndërtohet një storje gazetareske. Linku deri te artikulli origjinal: VLON NË RRJETET SOCIALE: Јaneva është maqedonasja e parë që publikisht e mohon shtetin maqedonas – qytetarët dhe ekspertët të tmeruar Data dhe koha e publikimit: 23.03.2016, 13:07

Asgjë nuk ‘dihet’ deri sa nuk dëshmohet me fakte, e jo me paragjykime!

на 25. 03. 2016 | |
[Recension: Dihet cila parti shqiptare udhëheq në Maqedoni sipas agjencisë nga Beogradi!] Titulli dhe përmbajtja duhet të përputhen dhe të mbështeten me fakte, e jo të ‘kryqëzohen’ dhe interpretohen ashtu siç dëshirojnë gazetarët, pa asnjë argument për vlerësimet. Pse duhet që autori të nxisë paragjykime dhe urrejtje, duke vënë në pyetje punën e një agjencie të hulumtimeve, pa asnjë fakt, vetëm sepse qenka nga Beogradi? Kemi të bëjmë me një

Katica nuk paska pasur dëshmi, e ku janë dëshmitë në tekst?

на 25. 03. 2016 | | mk

 [Recension: Katica Janeva e pranoi se nuk ka dëshmi]

Ky tekst është shembull klasik për atë se si nuk duhet të duket një artikull gazetaresk. Në fakt, përmbajtja është përplot komente dhe me kualifikime fare të pambështetura. Artikulli është i motivuar politikisht dhe më tepër i ngjan komunikatës partiake. Linku deri te artikulli origjinal: Katica Janeva e pranoi se nuk ka dëshmi Data dhe koha e publikimit: 23.03.2016, 11:37 Data e recensionit: 24.03.2016 Recensuesе: Аna Anastasovska

DEKLARATË E PADUKSHME SKANDALOZE

Që në fillim të tekstit, ajo që është shkruar në qëndron. “Deklarata skandaloze me mospranimin e Kuvendit, që praktikisht do të thotë edhe mospranim i popullit, për shkak se është organ përfaqësues i qytetarëve, nuk ishte skandali i

Lajmi nuk guxon të (keq)interpretohet!

на 24. 03. 2016 | | mk
[Recension: Vendoset një kryq në Radishan] Intepretimi dallon nga lajmi. Gazetarët, para se të vendosin të raportojnë për një çështje, duhet të jenë të sigurtë se kanë siguruar të gjitha elementet e nevojshme për një lajm profesional. Thirrja në burime jo relevante dhe kombinimi i tyre me elemente komentimi, ia zbeh artikullit elementet e lajmit. Për “betejën” e kryqit, gazetari është i detyruar të bëjë betejë profesionale, që nënkupton distancë,

“Më lavdëro gojë, se të shqyeva”

на 24. 03. 2016 | |
[Recension:  BDI bëri presion për lirimin e Gafurit- jo rastësisht familja Dugolli darkon me funksionarët e lartë të BDI-së] Në vrullin e krizës politike dhe fushatës së hershme joformale parazgjedhore, disa prej mediave taktizojnë, duke sulmuar apo ngritur ndonjë parti politike, varësisht nga afërsia me interesat e redaksisë. Ndodh që kjo të bëhet në mënyrë indirekte ose ‘diskrete’, por shpeshherë as nuk tentohet që të fshihet afërsia ndaj ndonjë subjekti

Gazetarët bëjnë lajme, jo propagandë!

на 24. 03. 2016 | | mk
[Recension: Komuna e Tetovës shënon ditën e ekologjisë me shumë aktivitete] Roli i gazetarëve pa dyshim se është dhe mbetet informimi. Çdo veprim apo ‘dozë’ tjetër që përfshihet në veprimet e tyre është në kundërshtim me rregullat e gazetarisë profesionale. Gazetarët duhet të informojnë për atë që ka ndodhur, e jo të lajmërojnë publikun për veprimet e ndonjë subjekti, duke mos bërë distancë nga ai, por duke u bërë pjesë