Recensione

Gjysmëinformata – kusht për panik

на 9. 06. 2016 | | mk
Теksit që është shkruar në mënyrë senzacionaliste, është burim i mundshëm për panik te një pjesë e publikut. Problematika e sëmundjes aspak nuk është trajtuar, e as që janë dhënë mendime të epidemiologëve ose të institucioneve kompetente për ballafaqim me sëmundjet ngjitëse. Linku deri te artikulli origjinal: SËMUNDJE E RREZIKSHME PËRHAPET NË SERBI: Mund të paraqitet edhe në Maqedoni! Data e recensionit: 07.06.2016 Recensues: Dimitar Tanurov Sëmundja ngjitëse e lëkurës e quajtur Lajshmanioza, Cutaneous leishmaniasis, e cila përhapet në Siri dhe në Lindjen e Afërt, i kërcënohet rajonit. Titulli i tekstit thekson se sëmundja tashmë është përhapur në Serbinë fqinje, mirëpo në kreun e tekstit kjo informatë nuk është transmetuar, por përmendet Siria si vend ku është përhapur kjo sëmundje.

Në titull sensacion dhe manipulime, në tekst pa fakte e me spekulime

на 9. 06. 2016 | | mk
[Recension: Prokurorja Fetai nesër në ora 11:00 do të tregon se cilët politikanë shqiptarë dhe maqedonas duhet të arrestohen] Manipulimet në titull për përfitimin e lexueshmërisë, për fat të keq, kanë marrë hov në gazetarinë online. Gati çdo ditë ballafaqohemi me tituj bombastik, të cilët tërheqin vëmendjen e lexuesve, mirëpo me t’u futur brenda tekstit, shohim një “hiç” nga ajo që është paralajmëruar në titull. I tillë është rasti me

‘Lutjet’ në vend të fakteve dëmtojnë shëndetin e gazetarisë profesionale

на 8. 06. 2016 | |
[Recension: Për kë po lutet BDI-ja, për shëndetin e Gruevskit, apo të Mijallkovit?] Kur përzihen  informatat me komente e me gjithçka tjetër, përmbajtja humb epitetin e një lajmi profesional. Teksti që do të recensojmë në vazhdim është herë informativ e herë ironizues. Autori ka dashur që nëpërmjet një ngjarjeje ditore të përcjellë një mesazh gjoja nga qytetarët në rrjetet sociale, por si duket e ka huqur qëllimin e tekstit. Linku

Makiazh për imazhin e Ivanovit

на 8. 06. 2016 | | mk

[Recension: Ja pse Ivanovi i pengon LSDM-së dhe SOROS-it: Nuk ka pazar me identitetin kombëtar!]

Projekt mediatik spinues për “përmirësimin” e imazhit të kryetarit të vendit për përdorim të brendshëm, njëkohësisht duke e stigmatizuar opozitën dhe “SOROS-in e famshëm” si të këqinjtë në “lojën për emrin” ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Bëhet përpjekje që kredibiliteti i Gjorge Ivanovit, që është shumë i dëmtuar, pas vendimit për amnisti grupore, të përforcohet nëpërmjet sentimentit patriotik, e me këtë rast të dëmtohen kundërshtarët politikë. Truk i thjeshtë për defokusim nga vuajtjet, problemet dhe brengat aktuale, të cilat Maqedonia i ka në këtë moment – para së gjithash brenda në vend. Linku deri te artikulli origjinal: Ja pse Ivanovi i pengon LSDM-së dhe SOROS-it: Nuk

Sikur të kërkohej deklaratë, nuk do të shkruheshin të pavërteta!

на 8. 06. 2016 | | mk

[Recension: Nesër PSP-ja do të mbajë konferencë për Martin Neshkovski?]

Informata në tekstin gazetaresk gjithmonë duhet të jetë e saktë dhe e verifikuar. Kjo është alfa dhe omega në gazetari. Rregulla kryesore është që lajmi të verifikohet nga dy burime, e në këtë rast kjo nuk është bërë me asnjë burim. E aq lehtë i gjithë teksti do të mund të ishte më ndryshe – kjo do të bëhej vetëm me një thirrje deri te Prokuroria speciale publike. Linku deri te artikulli origjinal: Nesër PSP-ja do të mbajë konferencë për Martin Neshkovski? Data dhe koha e publikimit: 05.06.2016 Data e recensionit: 07.06.2016 Recensues: Vllado Gjorçev Befason lehtësia me të cilën është bërë kjo informatë, duke pasur parasysh se zëdhënësja e

Tema delikate dhe e rëndësishme, lajmi gjysmak dhe i pashtjelluar

на 8. 06. 2016 | | mk
[Recension: Nisi ndërtimi i Kishës në Strugë, a do ta bllokojë Ziadin Sela?] Temat fetare në Maqedoni gjithmonë kanë qenë të ndjeshme dhe të ndërlikuara, prandaj kërkojnë trajtim më të vëmendshëm, gjithëpërfshirës dhe profesional nga ana e gazetarit. Në rastin e këtij artikulli, objekt i recensimit, teksti është shumë i vakët, pa informacione, me informacione gjysmake ose të pakonfirmuara. Linku deri te artikulli origjinal: Nisi ndërtimi i Kishës në Strugë,

Transmetimi i kumtesave kryekëput nuk është gazetari, por reklamë!

на 7. 06. 2016 | |
[Recension: LR-PDSH:Testimi ekstern, një kafshatë që nuk gëlltitet] Kumtesa ose qëndrimi i një subjekti është vetëm një pjesë e lajmit. Përmbajtja e saj duhet të merret për bazë, mirëpo asnjëherë nuk guxon që e njëjta të publikohet në tërësi pa asnjë intervenim të gazetarit ose si e tillë të kategorizohet si lajm. Lajmi dallon nga ajo që quhet qëndrim me shkrim. Portalet zakonisht e bëjnë këtë veprim, duke raportuar “pa

“Sezon i hapur” për gjueti të juristëve

на 7. 06. 2016 | | mk

[Recension: “Ekspertët” opozitarë Tortevski dhe Shkariq në listën e rrogave të PSP-së]

Njollosje tendencioze e profesionalizmit dhe e ekspertizës së dy juristëve. Pse? Për shkak se dikujt nuk i kanë pëlqyer qëndrimet e tyre për punën e Prokurorisë Speciale Publike, si dhe pozitat e tyre për krizën aktuale me përgjimin dhe me amnistinë në qendër të saj. Materiali shumë i ngjan “porosisë për eliminim mediatik”.  Linku deri te artikulli origjinal: “Ekspertët” opozitarë Tortevski dhe Shkariq në listën e rrogave të PSP-së Data dhe koha e publikimit: 03.06.2016 12:21 Data e recensionit: 06.06.2016 Recensues: Vlladimir Mirçeski

GUXIM APO BUDALLALLËK

Duhet shumë guxim, budallallëk ose mosnjohje elementare të drejtësisë dhe të gjendjes që ndërlidhet me të në vend, që ta vëndoni në

Nuk do ta besoni: Është rrotulluar në varr disa herë!

на 7. 06. 2016 | | mk
[Recension: Gjyshi do të rrotullohej në varr sikur ta dinte se nipi i tij kërkon rrënjë bullgare] Jeta dhe përditshmëria e qytetarëve janë të plotësuara me tema që meritojnë observim gazetaresk. Një nga kriteret që diçka të jetë e vlefshme për t’u bërë storje gazetareske është ndikimi. Gjegjësisht, ndikimi dhe pasojat nga ndonjë fenomen shoqëror. Në qoftë se ky fenomen ndërlidhet me përfshirjen e gjerë të qytetarëve, atëherë keni temë legjitime dhe atraktive për të shkruar. Mirëpo, nëse një ngjarjeje të tillë, e cila plotëson aq shumë kritere atraktive sikurse kërkesa masovike për pasaporta bullgare, i qaseni në mënyrë sipërfaqësore dhe të njëanshme, si e para, e shkatërroni shansin që u është dhënë që të shkruani një tregim të mirë,

“Instagram” luksoz dhe manipulime malicioze

на 7. 06. 2016 | | mk

[Recension: “Zhurnal”: Luksi i familjes Zaev – pishinë në dhomën e ditës, automobilë shumë të shtrenjtë (FOTO)]

Informatat e paverifikuara manipuluese janë karakteristika kryesore e këtij teksti. Me disa printscreen-e nga një profil në Instagram bëhet shtrembërimi i fakteve me qëllim që të diskreditohet një person i caktuar. Теksti është marrë nga një medie tjetër, mirëpo nuk është linkuar siç duhet. Se artikulli nuk është vepër origjinale, por kopje nga një medie tjetër, shkruan në titull dhe në nëntitull. Linku deri te artikulli origjinal: “Zhurnal”: Luksi i familjes Zaev – pishinë në dhomën e ditës, automobilë shumë të shtrenjtë (FOTO) Data dhe koha e publikimit: 04.06.2016, 12:12 Data e recensionit: 06.06.2016 Recensues: Simona Atanasova

A JETON ME TË VËRTETË FAMILJA