Recensione

Tregim i spinuar

на 2. 06. 2016 | | mk

[Recension: Gazetarët e Telmës janë përzënë nga puna nën presionin e LSDM-së – nuk kanë dashur të punojnë sipas instruksioneve të tyre]

Теksti përpiqet që duke përcjellë informata të paverifikuara ta psinojë të vërtetën dhe që në titull (dez)informon se “Gazetarët e Telmës janë përzënë nga puna nën presionin e LSDM-së – nuk kanë dashur të punojnë sipas instruksioneve të tyre”. Hyrja në tekst është në rregull, transmetohet informata për vendimet për largim nga puna në “Telma” dhe përmenden disa gazetarë me përvojë që janë të prekur nga ky vendim. Mirëpo, në paragrafin e ardhshëm ofrohet informata kontradiktore, me të cilë nëpër “kapixhik” përpiqet të futet spekulimi që duhet të shërbejë për spinim politik. Linku deri te artikulli origjinal: Gazetarët

Personalja duhet respektuar, keqpërdorimi duhet dëshmuar

на 2. 06. 2016 | | mk
[Recension: “Funksionari nga Haraçina i ka kredi shtetit 10 mijë euro, ndërsa vozitë BMË X5?”] Jeta personale e një funksionari publik paraqet interes publik vetëm në rast se bëhet fjalë për keqpërdorim të postit për përfitime personale. Në rastin në fjalë, kjo e fundit nuk është vërtetuar, madje, argumentet që prezantohen, nuk mbajnë peshë. Linku deri te artikulli origjinal: “Funksionari nga Haraçina i ka kredi shtetit 10 mijë euro, ndërsa

Tekst njollosës dhe nxitës

на 2. 06. 2016 | | mk

[Recension: KURIR: Ish-këshilltari i Oliver Spasovskit me skenar ukrainas]

Para nesh kemi një konstruksion të përgatitur me qëllim spinues, që si cak e një përfaqësues të strukturave udhëheqëse të partisë më të madhe opozitare. Njëkohësisht, ky publikim tendencioz dhe manipulues, i cili ka elemente të mosdurimit, madje edhe të animozitetit ndaj socialdemokratit Edmon Ademi, e shqetëson publikun duke e frikësuar me gjoja skenar ukrainas. Linku deri te artikulli origjinal: KURIR: Ish-këshilltari i Oliver Spasovskit me skenar ukrainas Data dhe koha e publikimit: 29.05.2016, 11:24 Data e recensionit: 31.05.2016 Recensues: Vllado Gjorçev

SPINIM ME PUBLIKIME TË VJETRA NË FACEBOOK

Artikulli nuk i ka elementet e nevojshme të një produkti korrekt gazetaresk – vërtetësinë, përmbajtësinë, objektivitetin. Nga statuset e vjetra në “Facebook”

Lajmi nuk zëvendësohet me propagandë për hir të ministrit

на 2. 06. 2016 | | mk

[Recension: Ministri Ameti u ngjit maleve]   Politikanët meritojnë të promovohen apo kritikohen për veprat që kanë bërë, për përgjegjësitë dhe detyrimet që i kanë marrë ndaj qytetarëve. Informacionet e këtilla mund të jenë lajme me relevancë dhe peshë. Tentimi që politikanët të promovohen duke bërë produkte gazetareske për atë se si e kalojnë kohën e lirë nuk përbën lajm relevant. Për një klikim plus, shumë prej portaleve nuk ngurrojnë

Senzacionalizëm pa shkak dhe pa ndjeshmëri

на 1. 06. 2016 | | mk
[Recension: FOTO: Fatkeqësi e tmerrshme komunikacioni – deputeti Pavle Trajanov në përplasje të përballtë para Gjevgjelisë] Nëse këtë recension e fillojmë nga titulli i kësaj përmbajtjeje mediatike: Fatkeqësi e tmerrshme komunikacioni – deputeti Pavle Trajanov në përplasje të përballtë para Gjevgjelisë, dhe nëse pastaj arrijmë, gjallë e shëndoshë, deri te epilogu edhe i ngjarjes edhe i tekstit: Ai nuk është lënduar, ndërsa katër bashkëudhëtarët e dy veturave kanë pësuar lëndime, janë transferuar në klinika, dhe më pas të gjithë janë lëshuar për shërim në shtëpi, në këtë udhëtim të shkurtër do të ballafaqohemi me një humnerë të pafund ndërmjet profesionalizmi dhe senzacionalizmit pa shkak. Në të vërtetë, aspak nuk është për t’u nënçmuar ky aksident i komunikacionit, dhe për fat,

“Qepë bajate” e plasuar si lajm aktual

на 1. 06. 2016 | | mk

[Recension: E pabesueshme: Një xehetar gjendet i gjallë pasi 17 vite ka qenë i groposur nën tokë]

Edhe “lajm-qepë”, edhe “informatë-qepë” bajate. Dhe për këtë lajm, i tillë siç është, është sulur një ueb-faqe informative e vendit, dhe një sërë të tjerash, dhe ai transmetohet si lajm i besueshëm. Njeriu nuk e di a të qajë apo të qeshet me produktet e këtilla që u plasohen lexuesve tanë. Linku deri te artikulli origjinal : E pabesueshme: Një xehetar gjendet i gjallë pasi 17 vite ka qenë i groposur nën tokë Data dhe koha e publikimit: 30.05.2016 13:14 Data e recensionit: 31.05.2016 Recensues: Vlladimir Mirçeski

“DY HERË MAT, NJË HERË PRE”

Që në vitin 2014, ueb-faqja World news daily report ka

Pa “pashain” si palë tjetër, nuk ka lajm profesional!

на 1. 06. 2016 | | mk
[Recension: LR-PDSH godet ‘pashain’ e Sarajit Bekim Muratin] Kemi të bëjmë me një tekst, i cili fillimisht nuk ka strukturë të lajmit. Autori ka publikuar një reagim, duke mos e përcaktuar vallë bëhet fjalë për citat apo jo, duke krijuar në këtë mënyrë hamendje tek lexuesi, i cili, në këtë rast, pavarësisht se titulli e informon pak a shumë për përmbajtjen, nuk mund ta dijë nëse kjo përmbajtje është shkrim

Përsëritja si nënë e gazetarisë spekulative

на 1. 06. 2016 | | mk

[Recension: Fokus-i i Bullgarisë e dridhi qeverinë – gjysma e ministrave dhe Gruevski me pasaportë bullgare]

Pyetja se sa ministra të rinj dhe të vjetër, dhe në përgjithësi sa politikanë të VMRO-DPMNE-së kanë pasaport të Bullgarisë zvarritet nëpër faqet e gazetave tona, sikurse edhe tema për NLO-të ose përbindëshi i panjohur ujoj në bregun e kishës së Shën Naumit në Liqenin e Ohrit. Nëse sot nuk ka temë ose lajm me të cilin do të tërhiqet vëmendja e lexuesve, atëherë nga sirtari nxirret diçka që është publikuar më parë, e që sigurisht do të shkaktojë reagim, mirëpo duhet pasur parasush memorjen e shkurtër të konsumatorëve. Ky është një lajm i tillë. Linku deri te artikulli origjinal: Fokus-i i Bullgarisë e

Pa konfirmim të spekulimeve, skandalizohet gazetaria

на 31. 05. 2016 | |
[Recension: Ministrat e Gruevskit me pasaporta bullgare?!] Artikull tendencioz, pa tentim për të hulumtuar dyshimet. Me pak fjalë, kështu mund të konkludohet për këtë tekst. Thënë parimisht, autori është thirrur në burime, por fakti që ka kufizuar gazetarinë e tij në burime jo autonome, kjo dëshmon mënyrën e veprimit të këtij lloji të gazetarisë që shpeshherë shfaqet në mediat online. “Saktësia e informatës duhet vërtetuar aq sa është e mundur”

Ngjyrosje politike e Revolucionit laraman

на 31. 05. 2016 | | mk

[Recension: Revolucioni mercenar e tregoi fytyrën e vërtetë: E mbështet liderin e amnestuar për krim prej 8 milionë eurosh të vjedhura nga shteti]

“Ngjyrosje” mirëpo me ton partiak-politik. Ky produkt mediatik është vazhdim i serialit, që përpiqet me çdo kusht “Revolucionin laraman” ta kronizojë në diskursin e politikës ditore të vendit – pushteti kundër opozitës. Me këtë rast përdoren, nga këndvështrimi gazetaresk, mjete të palejuara. Linku deri te artikulli origjinal : Revolucioni mercenar e tregoi fytyrën e vërtetë: E mbështet liderin e amnestuar për krim prej 8 milionë eurosh të vjedhura nga shteti Data dhe koha e publikimit: 25.05. 2016, 22:43 Data e recensionit: 27.05.2016 Recensues: Vlladimir Mirçeski  

RAST I PËRSHTATSHËM PËR MANIPULIM

Pas paraqitjes së liderit të opozitës dhe