Recensione

Lajm pa qëndrimin e protagonistit

на 23. 06. 2016 | |
[Recension: Ermira Mehmeti thotë: Lamtumir Politikë] Vendimet e politikanëve për t’u tërhequr nga politika janë shumë të rralla. Por edhe atëherë kur ndodhin, duhen të jemi të kujdesshëm në raportim e të mos bazohemi vetëm në burime që ne mund t’i quajmë të sigurta. Linku për te artikulli origjinal: Ermira Mehmeti thotë: Lamtumir Politikë Data dhe koha e publikimit: 09.06.2016 Data e recensionit: 13.06.2016 Recensues: Agron Vrangalla Lajmpress.com mëson ekskluzivisht

Do të befasoheni sa i thjeshtë është ky tekst

на 22. 06. 2016 | | mk
[Recension: Do të befasoheni – ja çka shohin më shumë maqedonasit në Youtube] Duket e pabesueshme se duhet të shkruajmë një recension për shkak të mosnjohjes elementare të rregullave të gazetarisë në masë aq të madhe në një tekst gazetaresk. Artikulli është inspiruar nga një vegël e re në video-kanalin Youtube, Trending, e cila ofron pasqyrë të videove më të shikuara në një vend. Ja fjalia nga teksti që e sqaron konceptin e Youtube-it: Ai mundëson që njerëzit me ide dhe video-klipe kreative të nënshkruajnë marrëveshje dhe puna e tyre të paguhet sipas numrit të shikimeve. Me të vërtetë shumë gabime drejtshkrimore, sintaksore dhe logjike në vetëm një fjali (në tekstin origjinal në maqedonisht, v.p.) Kjo tregon se deri në

Lajm i demantuar brenda ditës

на 22. 06. 2016 | |
[Recension: Sot prokurorja Fetai do të tregon se cilët politikan shqiptar dhe maqedonas duhet të arrestohen] Teksti që po e recensojmë është kryekëput spekulues dhe sensacionalist. Duke e pasur parasysh jehonën e madhe të punës së Prokurorisë Speciale Publike, përmbajtja njofton se prokuroria “sot do të ketë pres-konferencë”, por pa potencuar fillimisht se prej nga është informacioni. Sepse, nga praktika e deritanishme, PSP nëpërmjet e-mailit ka njoftuar gazetarët për pres-konferenca

Qëllim malicioz dhe spinues

на 22. 06. 2016 | | mk
[Recension: Revolucioni laraman deri te anëtarët e vet: Sot mos u drogoni] Profesioni i gazetarisë është shumë serioz, i përgjegjshëm dhe mbi të gjitha, i rëndësishëm. Gjithsesi, gazetaria e mirëfilltë, qëllimmirë dhe profesionale. Këto dimensione të saj gjenden në preambulën e Kodit të gazetarëve: Duke e ndjekur rolin e tyre në ndërtimin e demokracisë dhe të shoqërisë qytetare, gazetarët do t’i mbrojnë të drejtat e njeriut, dinjitetin dhe lirinë, do ta respektojnë pluralizmin e ideve dhe të qëndrimeve, do të kontribuojnë në forcimin e shtetit të së drejtës dhe në kontrollimin e pushtetit dhe të subjekteve tjera të jetës publike. Mirëpo, në vetëm tre fjali, nga të cilat përbëhet përmbajtja mediatike që e recensojmë, janë shkelur së paku tre dispozita

Tregim që e vret vetëveten

на 21. 06. 2016 | | mk

[Recension: E GJITHË BOTA QAN PËR KËTË FOTOGRAFI: Fsheh një tregim prekës]

Ky është një nga ato tekste në të cilat ka teprim që në titull. Sa i përket pjesës tjetër, vlen shakaja: e ka vrarë veten! Përveç asaj që artikulli nuk tregon se ku ka ndodhur ngjarja, nuk ka vit, nuk ka muaj… megjithatë ka dy emra. Ato, mund të jenë të çdokujt, mirëpo kjo nuk është me rëndësi. Me rëndësi është se ky është një tekst i keq, mjaft i keq ose bëhet fjalë për përkthim të keq. Linku deri te artikulli origjinal: E GJITHË BOTA QAN PËR KËTË FOTOGRAFI: Fsheh një tregim prekës Data dhe koha e publikimit: 19.06.2016, 15:45 Data e recensionit: 20.06.2016 Recensues: Vllado Gjorçev

Tekst gazetaresk apo komunikatë partiake

на 21. 06. 2016 | | mk

[Recension: Janeva bën ndjekje politike kundër Gruevskit]

Duke e lexuar këtë tekst, në çdo moment prisni se diku shkruan komunikatë partiake. Mirëpo, edhe pse duket sikur është vepër e qendrës për komunikime, të VMRO-DPMNE-së, megjithatë bëhet fjalë për diçka që përpiqet të aktrojë artikullin gazetaresk. Artikulli është komentues, krejtësisht i njëanshëm dhe ka qëllim manipulues. Sulmohet puna e prokurores speciale publike Katica Janeva, me ç’rast paraqiten teza të paargumentuara. Linku deri te artikulli origjinal: Janeva bën ndjekje politike kundër Gruevskit Data dhe koha e publikimit: 12.06.2016, 12:18 Data e recensionit: 18.06.2016 Recensues: Simona Atanasova

KUTE TË DYFISHTA

“Katica Janeva me konferenca teatrale dhe partiake për shtyp, pa prezantuar asnjë dëshmi, bën ndjekje politike kundër liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski dhe

Propagandë e kulluar, lavdëratë sa për të lavdëruar

на 21. 06. 2016 | |
[Recension: Nuhiu përkulet me nderime para dëshmorëve të UÇK-së] Teksti që po recensojmë është propagandë në favor të një personi apo subjekti politik. Në përmbajtje nuk ka lajm, përpos lavdërime dhe hiperbolizime të akteve të zëvendës-ministrit të brendshëm. Fillimisht, titulli është i pakuptimtë. Në të thuhet se Nuhiu me nderime përkulet para dëshmorëve! Të nderuar, të gjithë e dimë se para dëshmorëve nuk mund të përkulesh me injorim, me kritika

Skepticizmi është pjesë përbërëse e gazetarisë

на 20. 06. 2016 | | mk
[Recension: Biçikleta që shkon vetë e fascinoi botën] Çka flet për profesionalizmin dhe për përkushtimin kur një medie do të publikojë shaka të një prillit më 9 qershor edhe atë si të vërtetë? Në oqeanin e medieve dhe informatave që ekzistojnë sot, gazetari duhet jetë mjaft i shkathtë që të mos e gëlltisë karremin që ka pamje të bukur, të larme, me erë të mirë që premton shumë klikime. Ndonjëherë për t’i shmangur karremit të tillë nevojitet pak më shumë dije, shkathtësi, profesionalizëm dhe – kurreshtje dhe skepticizëm. Këto dy karakteristika sot më së shumti u mungojnë profesionistëve mediatikë dhe medieve të tyre. Shakaja korporative e 1 prillit e kompanisë Google për biçikletën që shkon vetë me autopilot është aq

Horori ndoshta është nga spitali i Strugës, e ndoshta edhe jo

на 20. 06. 2016 | | mk

[Recension: (FOTO) Shihni çfarë horori ndodh në spitalin e Strugës]

Kemi një foto-lajm të shkurtër, mirëpo jashtëzakonisht tendencioz. Janë paraqitur dy fotografi në kombinim me një koment krejtësisht të pabazë. Është e vërtetë se një fotografi ndonjëherë vlen sa një mijë fjalë, mirëpo në rastin konkret dy fotografitë nuk dëshmojnë asgë. Linku deri te artikulli origjinal: (FOTO) Shihni çfarë horori ndodh në spitalin e Strugës Data dhe koha e publikimit: 16.06.2016 Data e recensionit: 16.06.2016 Recensues: Аna Anastasovska

E SI DIHET SE ËSHTË SPITALI I STRUGËS?

Vërtetësia e këtij foto-lajmi është në pikëpyetje të madhe. Ai përpiqet të informojë për gjendjet në spitalin e Strugës edhe atë nëpërmjet fotografisë. Vetëm se në këtë rast kjo nuk mjafton. “Përderisa Nikolla Todorovi

Njëanshmëria nuk përkon me gazetarinë

на 20. 06. 2016 | |
  [Recension: Ish ministri i Gruevskit ndërton ndërtesë disakatëshe në qendër të Ohrit, nuk dihet sa janë të pasur funksionarët shqiptarë] Thirrja në profesionalizëm është shumë e lehtë, punë shkronjash, mirëpo dëshmimi i profesionalizmit me vepra kërkon punë, hulumtim dhe ide. Të gjitha këto i mungojnë tekstit në fjalë. Përveç që nuk bazohet në dëshmi relevante, nuk mund të përcaktohet as autenticiteti i fotografisë, e cila është vendosur në tekst