Recensione

Transmetim i cekët dhe i gabueshëm i informatave

на 20. 06. 2016 | | mk
[Recension: Anketa e IRI-it: BDI e para, luftë mes PDSH-së dhe LR-PDSh për vendin e dytë] Një anketë shumëdimensionale për rejtingjet e partive politike dhe jo vetëm për to, në tekstin që po recensojmë është transmetuar me vetëm dy fjali. Edhe ky tekst i shkurtër ashtu siç është, më shumë përhap mjegull se sa që qartëson gjërat. Madje, vërehet edhe shtrembërim i fakteve të anketës. Linku deri te artikulli origjinal:  

Kina do të ndërtojë apo vetëm do ta shqyrtojë mundësinë për të ndërtuar central atomik?

на 17. 06. 2016 | | mk

[Recension: Kina do të ndërtojë central atomik në Maqedoni?]

Ky është shembull se si një temë e bukur dhe interesante mund të prishet nëse hyhet në ujëra politike dhe spinohet diçka që është krejtësisht joreale, dhe e cila, sikur të trajtohej në mënyrë korrekte, do të meritonte recension pozitiv. “Kina do të ndërtojë central atomik në Maqedoni?”, titull që me të vërtetë e shet tekstin. Mirëpo, në përmbajtje nuk ka argumentim adekuat që do ta mbështeste titullin e këtillë. Linku deri te artikulli origjinal: Kina do të ndërtojë central atomik në Maqedoni? Data dhe koha e publikimit: 12.06.2016 20:00 Data e recensionit: 14.06.2016 Recensues: Аleksandar Pisarev

KOLAZH I KEQ

Теksti është kolazh i informatave të ndryshme që janë plasuar në

Ironizim apo spin?

на 17. 06. 2016 | | mk
[Recension: Nga komuna e Çairit ironizojnë me lajmin e gazetës Dnevnik për kërcënime] Si e para e pikës, në tekst nuk ka askund ironizim. Kjo është huqja e parë që ka ndodhur që kur është nisur të bëhet kjo përmbajtje me qëllime propagande. Ironizimi do të ishte i një natyre tjetër, e jo duke promovuar veten se gjoja pavarësisht kërcënimeve të adresuara, komuna paska projekte! Duke dashur t’i jep kahje

Lajm i dështuar në varg

на 17. 06. 2016 | | mk

[Recension: Miliarderi i njohur ofron 180 milionë dollarë për ta martuar vajzën e tij – detyra e burrit që do të pajtohet nuk është aspak e lehtë]

Informata, sipas mënyrës në të cilën është shkruar dhe sipas përmbajtjes, më tepër bën pjesë në rubrikën “Zbavitje”, se sa “Bota”. Njëkohësisht, është e vjetër disa vjet. Në të ka element të ri, dhe mu për këtë arsye është dashur të shkruhet si lajm në varg. Linku deri te artikulli origjinal: Miliarderi i njohur ofron 180 milionë dollarë për ta martuar vajzën e tij – detyra e burrit që do të pajtohet nuk është aspak e lehtë  Data dhe koha e publikimit: 13.06.2016, 19:26 Data e recensionit: 14.06.2016 Recensues: Dimitar Tanurov

ZHVENDOSJE PËR

Vetëdije e ulët për tema të ndjeshme etnike

на 16. 06. 2016 | |
Tetova sot - Shqiptaret padrejtesisht dergjen burgjeve, Saveski dhe Kunovski u liruan
[Recension: “Shqiptarët padrejtësisht dergjen burgjeve, Saveski dhe Kunovski u liruan”]
Dinamika e zhvillimit të mediave ka ndikuar që portalet zakonisht të transmetojnë informacione të shpejta dhe si pasojë e kësaj, të shkurtra. Por, kjo nuk e arsyeton publikimin e informacioneve të mangëta që nuk të japin të kuptosh arsyen e rëndësisë së tyre. Ky tekst është një shembull i këtillë. Madje, problematika që ai bart si tezë është e një

Ku panë thirrje për gjakderdhje

на 16. 06. 2016 | | mk
[Recension: Televizioni amerikan bën thirrje për gjakderdhje në Ballkan] Në mekanizmat e propagandës ka një parim të njohur kur “gënjeshtra e përsëritur njëqind herë, bëhet e vërtetë”. E udhëhequr nga një maksimë e tillë, gazetaria propaganduese qëndron në pozitën e joprofesionalizmit, gjegjësisht shumë më saktë, duke i shërbyer propagandës. Mirëpo, ai parim i propagandës i ka edhe kundërefektet e tijm kur burimi i propagandës fillon të besojë në gënjeshtrat e veta. Kjo është ajo fazë, simptomet e së cilës i dallojmë në përmbajtjen mediatike që e recensojmë. Si e para, disa fakte të rrejshme që janë përmendur në këtë tekst: N1 nuk është kompani amerikane. Bëhet fjalë për TV-kompani multinacionale, që është regjistruar si TV-platformë rajonale dhe lokale (TV, ueb,

Artikull i bazuar në grafit, e grafiti mungon!

на 16. 06. 2016 | | mk
Теksti që i nënshtrohet kësaj analize nuk ka asnjë vërtetim për konstatimet që i bën. Artikulli thotë se studentët i kanë shkruar grafit profesorit të të drejtës penale, Gordan Kallajxhiev, mirëpo fotografia që është publikuar dhe që e “aktron” grafitin, nuk e tregon këtë, e as që “ngjyrosja” mund në ndonjë mënyrë të ndërlidhet me profesorin. Linku deri te artikulli origjinal: Studentët e porositën Kallajxhievin: Mos më ngjyros (FOTO) Data dhe koha e publikimit: 08.06.2016, 19:48 Data e recensionit: 14.06.2016 Recensues: Simona Аtanasova

E KU SHKRUAN “MOS MË NJYROS”?

“’Mos më ngjyros’ e porositën studentët profesorin Gordan Kallajxhiev, i cili merr pjesë në të ashtuquajturin Revolucion laraman. Sot ata këtë porosi ia bënë me grafit në zyrën e tij”. Edhe

Frazat nënçmuese nuk e kanë vendin në gazetari

на 16. 06. 2016 | | mk
[Recension: Kryeministri Dimitriev i ‘mbushi brekët’ nga “baba gjermon” ja çka i premtoi] Gazetaria në Internet shpeshherë di të devijojë nga parimet bazë të gazetarisë profesionale, si dhe Kodit etik të gazetarisë. E gjithë kjo për shkak të “luftës” për më tepër vizitorë. Anashkalohet profesionalizmi në llogari të senzacionalizmit. Teksti që po recensojmë është një ndër shembujt e shumtë të artikujve, ku prapa konstrukteve “atraktive” në tituj, në brendi nuk

Etiketim dhe spinim për damkosje

на 15. 06. 2016 | | mk

[Recension: ЕDHE KAPARDISET, EDHE KOPRRAC: Zaevi për “laramanët” dhuroi vetëm 3.000 denarë (VIDEO)]

Teksti është i njëanshëm, kurse në mesin e informatave janë futur edhe komente që kanë për qëllim t’i damkosin personat për të cilët flet artikulli. Ngjyrimi politik i artikullit mund të vërehet që në titull, i cili është i njëanshëm, tallës dhe diskreditues. Linku deri te artikulli origjinal: ЕDHE KAPARDISET, EDHE KOPRRAC: Zaevi për “laramanët” dhuroi vetëm 3.000 denarë (VIDEO)  Data dhe koha e publikimit: 7.06. 2016, 21:11 Data e recensionit: 14.06.2016 Recensues: Dimitar Tanurov “Në aksionin e sotëm ku u mblodhën para për demonstrantët që i shkatërruan përmendoret në Shkup, u parqit edhe udhëheqësia e LSDM-së. Në kutitë e vendosura donacione lanë lideri Zoran Zaev, zëvendësja

Në anën tjetër të vijës së kuqe të anshmërisë

на 15. 06. 2016 | | mk
[Recension: BE-ja dhe SHBA-të nisën ta rrëzojnë Vuçiqin] Në punën e tyre gazetarët duhet të mbështeten në dy veprime që janë ndër më të rëndësishme – verifikimin e informatave, dhe balancimin, gjegjësisht të sigurohet tërësi e informatës nëse ajo përfshin më tepër palë të interesuara. Koncepti i objektivitetit në punën e gazetarisë nuk nënkupton se gazetarët janë të privuar nga paragjykimet. Mirëpo, objektiviteti dhe balancimi janë të domosdoshme si metodologji në praktikën e tyre të përditshme që të mos vihet në pikëpyetje saktësia e informatës për shkak të paragjykimeve kulturore dhe personale të gazetarëve. Меtodologjia është objektive e jo gazetari. Ky parim është theksuar në “Parimet e gazetarisë”, në “Doracakun për etikë në gazetari“. Prandaj, ajo që do